LAJMI I FUNDIT:

Koleksioni më i madh ndonjëherë i emaileve dhe fjalëkalimeve të hakuara, përfshinë më se një miliard llogari private (Foto)

Koleksioni më i madh ndonjëherë i emaileve dhe fjalëkalimeve të hakuara, përfshinë më se një miliard llogari private (Foto)

Është zbuluar dhe ekspozuar koleksioni më i madh ndonjëherë i të dhënave nga llogaritë private, që përfshijnë më se një miliard kombinime të emaileve dhe fjalëkalimeve.

Hulumtuesit e sigurisë kanë gjetur 87GB të dhëna, në një ueb-sajt të hakuar, ku janë përfshirë edhe dokumente që kanë rrjedhur më herët nga MySpace dhe LinkedIn, transmeton Telegrafi.

Troy Hunt që e mbikqyrë shërbimin ‘Have I Been Pwned’, i ka gjetur këto të dhëna në platformën MEGA, nën titullin ‘Collection #1’.


“Po që se jeni pjesë e këtij koleksioni edhe nëse e keni ndryshuar fjalëkalimin dy apo tri herë, të dhënat e juaja janë ende duke qarkulluar për t’i parë të gjithë” ka thënë Hunt.

Ueb-faqja ku mund të konfirmoni, nëse iu është hakuar emaili

Të gjithë ata që duan të dinë, nëse emaili juaj është pjesë e koleksionit, iu mjaftonë ta vizitojnë haveibeenpëned.com që të vërtetojnë nëse të dhënat e tyre po ekspozohen.

“Në total janë 1,160,253,228 kombinime unike të emailave dhe fjalëkalimeve. Shfrytëzuaes nga e mbarë bota janë të prekur” ka shtuar Hunt.

Të dhënat janë mbledhur nga më se 2,000 ueb0-faqe përfshirë belgium.trans-escort.com, themusichutch.com dhe botanyconference.org. Bitcointalk.org që merret me tregtinë e bitkoinëve, është në mesin e ueb-faqeve prej së cilës kanë rrjedhur më se gjysmë milioni të dhëna.

Ende nuk dihet se kush qëndron pas këtyre shkeljeve të privatësisë, që kanë burime të shumta prej nga i marrin informacionet. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Doreza robotike luan më shpejt se gishtat e Bethovenit

Doreza robotike luan më shpejt se gishtat e Bethovenit

Teknologji
Nëse e keni këtë aplikacion, fshijeni atë tani

Nëse e keni këtë aplikacion, fshijeni atë tani

Teknologji
Meta do të investojë 65 miliardë dollarë në një qendër të dhënash 'AI' - ajo do të jetë gati sa Manhattan

Meta do të investojë 65 miliardë dollarë në një qendër të dhënash 'AI' - ajo do të jetë gati sa Manhattan

Teknologji
Miliarderi i teknologjisë Peter Thiel thotë se ai u lejon fëmijëve të tij vetëm 1,5 orë në javë të qëndrojnë

Miliarderi i teknologjisë Peter Thiel thotë se ai u lejon fëmijëve të tij vetëm 1,5 orë në javë të qëndrojnë "para ekranit"

Google sjell një veçori thelbësore për të mbrojtur llogaritë e përdoruesve

Google sjell një veçori thelbësore për të mbrojtur llogaritë e përdoruesve

Teknologji
Trump thotë se do të nxjerrë një urdhër ekzekutiv të hënën për të rikthyer TikTok

Trump thotë se do të nxjerrë një urdhër ekzekutiv të hënën për të rikthyer TikTok

Teknologji
Kalo në kategori