Joe Biden edhe zyrtarisht është shpallur president i ri i SHBA-së.
Kandidati demokrat ka arritur të sigurojë mbi 270 votat e nevojshme elektorale për të t’u zgjedhur president i 46-të i Shteteve të Bashuara, gjegjësisht si zëvendës-presidente, Kamala Harris, raporton cnn.
Pas votimit të zgjedhësve të Californias, Biden tashmë ka arritur numrin e 302 votave elektorale, të mjaftueshme për Zyrën Ovale. Presidenti aktual, Donald Trump deri më tani ka fituar 232 vota elektorale nga 538 vota, sa janë në total, transmeton Telegrafi.
I vetmi shtet që deri më tani nuk i ka dhënë votat është Hawaii, ku zgjedhësit e saj do të votojnë pas disa orëve. Të theksojmë se edhe këtu demokrati Biden do të merr besimin e katër zgjedhësve pasi në këtë shtet ka fituar zgjedhjet presidenciale.
Vlen të theksohet se zakonisht zgjedhësit nuk marrin aq shumë vëmendje, por këtë vit, për shkak të përpjekjeve të vazhdueshme të presidentit aktual, Donald Trump për të vënë në dyshim dhe përmbysur rezultatet – që përfshijnë sfida ligjore të cilat janë refuzuar nga gjykatat në të gjithë vendin – vota nga shteti në shtet ishte e rëndësishme.
Kolegji Zgjedhor është ai që përcakton fituesin e zgjedhjeve presidenciale në SHBA dhe jo vota popullore, megjithëse Biden kryeson edhe në atë kategori, me më shumë se shtatë milionë vota.
Kongresi rishikon dhe finalizon rezultatin zyrtar të Kolegjit Zgjedhor më 6 janar. Asnjë Kongres nuk ka zhvleftësuar votat elektorale të një shteti që nga shekulli i 19-të dhe nuk ka gjasa të ndodhë as muajin e ardhshëm.
Ndryshe, inaugurimi presidencial, ku demokrati Biden pritet të marrë detyrën, është planifikuar më 20 janar, dy javë pas certifikimit të rezultateve nga Kongresi. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Shkrirja e akullnajave shkaktoi gati 2 cm rritje të nivelit të detit këtë shekull, zbulon një studim

Trump e quajti Zelenskyn diktator, reagon Scholz: Deklaratë e rrezikshme

Turqia do të eksportojë 15,000 ton vezë në SHBA mes ndërprerjeve për shkak të gripit të shpendëve

Prokuroria kërkon pesë vjet burg për Dodikun

Zelensky: SHBA-të e ndihmuan Putinin të dilte nga vite të tëra izolimi

Trump e quan Zelenskyn një diktator

Mbështetja për Zelenskyn në Ukrainë, një studim i ri tregon të dhëna krejt të ndryshme nga pretendimi i Trump

Bombarduesit amerikanë B-52 fluturuan mbi nëntë vende në Lindjen e Mesme për të treguar forcën

SHBA dhe Rusia bien dakord për katër parime pas bisedimeve për Ukrainën

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Trump pretendon se Ukraina e filloi luftën me Rusinë

"Kush është ky", momenti kur Gjesti ngatërron Jezusin me figurën e Çerçiz Topullit në spektaklin e BBVA

Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame