LAJMI I FUNDIT:

Kolegët rrëfejnë për mësimdhënësin që dyshohet se u hodh nga “Ura e Fshejt”

Kolegët rrëfejnë për mësimdhënësin që dyshohet se u hodh nga “Ura e Fshejt”

Akoma nuk është gjetur trupi i mësimdhënësit që dyshohet se është hedhur nga “Ura e Fshejt” në Gjakovë. Kolegët thonë se mësimdhënësi nuk kishte treguar për ndonjë shqetësim.

Ai i mbajti orët e mësimit në Rahovec ku edhe po punonte. Në orën 14:20 ishte përshëndetur me kolegët e punës për t’u nisur në drejtim të Gjakovës.


Kështu rrëfen drejtori i shkollës, Xhafer Gashi për mësimdhënësit Naim Gashi që dyshohet se është hedhur nga “Ura e Fshejt” në Gjakovë.

“Nuk kemi vërejtur ndonjë shqetësim te Naimi pasi gjithmonë vinte në punë gjysmë ore më herët.  E ka respektuar orarin e punës dhe na ka respektuar të gjithëve. Shenja nuk kemi vërejtur. Dje i ka mbajtur katër orët e rregullta të mësimit që i ka pasur. Ka përshëndetur edhe një kolegë “ditën e mirë se unë shkova”. Nga shkolla ka shkuar te “Ura e Fshejtë” dhe e ka kryer atë akt”, tregon për RTV Dukagjinin, Xhafer Gashi.

Agron Morina që është punëtor në këtë shkollë, e që ishte i afërt me mësimdhënësin Naim Gashi thotë se kafenë e fundit e kishin pirë bashkë dhe se ai veprim i mesuesit ka qenë shokues, përcjell Telegrafi.

“Kemi pirë kafe pas orës së dytë. Pas kafes ka dalë në korridor për një cigare dhe gjithçka ka qenë në rregull. Ka qenë njeri i qetë. Prej gjashtë vitesh unë punoj në këtë shkollë si punëtorë ndihmës, atë e kam edhe bashkëfshatar dhe asnjë problem më duket se nuk e ka pasur”, tregon Morina.

Kërkimet te “Ura e Fshejt” janë ndërprerë për shkak të kushteve të papërshtatshme të motit./Telegrafi/

Lajme të ndërlidhura

Ndërpriten kërkimet për gjetjen e personit që dyshohet se u hodh nga Ura e Fshajtë – Telegrafi

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli

Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli

Kronikë e Zezë
Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Lajme
Kalo në kategori