Kolë Gjoka, është shqiptari i parë që ka fituar të drejtën të jetë deputet i CDU në Gjermani.

Dikur azilkërkues në këtë shtet, ndërsa sot ia ka dalë të jetë deputet i CDU në Gjermani.


Gjoka në CDU mbante pozicionin e anëtarit të bordit këshillimor, anëtar i grupit civil e zëvendës në Komisionin për çështjet sociale e të barazisë gjinore.

Kolë Gjoka nga Rrësheni ka 22 vjet që jeton me familje në Pinenberg të Gjermanisë ; që i takon Republikës së Schleswig Holsteinit.

Në këtë Republikë shqiptarët i janë bashkuar në mënyrë masive CDU-së. /Telegrafi/