LAJMI I FUNDIT:

Kokaj i lutet si “vëllai-vëllait” që të ndërpresin grevën, Jasharaj: Mos e forconi bindjen në opinion që Rrahmani e ndal grevën

Kokaj i lutet si “vëllai-vëllait” që të ndërpresin grevën, Jasharaj: Mos e forconi bindjen në opinion që Rrahmani e ndal grevën

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Jahja Kokaj gjatë mbledhjes së Komisionit për Arsim, në Kuvendin e Kosovës iu drejtua kryetarit të SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj që sot ta ndërpres grevën në arsim, ndërsa Jasharaj reagoi duke i thënë që mos të forcojnë bindjen në opinion që ai e ndal grevën.

Kokaj gjatë fjalës së tij i është lutur “si vëllai vëllait”, Jasharajt që ta ndërpresin grevën në arsim.


“Kam kënaqësinë e veçantë që sy më sy t’i shoh Këshillin e grevistëve. Dhe po ju drejtohem si vëlla, si kolegë i juaji…. A ka mundësi ju lutem që të ndërpresim sot grevën, t’i kthejmë fëmijët në shkollë dhe pastaj ne jemi me ju. Çfarëdo që të kërkoni ju, ne do mundohemi bashkërisht së bashku. A ka mundësi që sot të deklarojmë që të kthehen fëmijët të kthehen në shkolla”, tha ai duke shtuar se brengë ka pasur edhe “ humbjen e orëve të mësimit gjatë pandemisë”.

Ai tha se është një situatë drastike, dhe siç u shpreh Kokaj “është bërë një dëmtim i pariparueshëm tek fëmijët”.

“Është çështje shumë serioze kjo punë, edhe kognitive dhe emocionale. Është bërë një dëmtim i pariparueshëm tek fëmijët. Është situatë drastike vëllezër dhe motra. Kam lutje sy me sy, si vëllai ndaj vëllait, t’i ndërpresim sot grevat dhe pastaj ne, bile këta njerëz këtu që i kam përreth janë më juve. Hajde t’i ndërpresim sot, e pastaj gjendet modaliteti. E, t’i kthejmë fëmijët në shkollë. Sy më sy po ju shikoj. Tu kisha lutë shumë që ta ndërprisni grevën”, tha ai duke iu drejtuar përfaqësuesve të SBASHK-ut.

Ndërsa, kryetari i Sindikatës së Bashkuar për Arsim, Shkencë dhe Kulturë, (SBASHK) Rrahman Jasharaj ka thënë se greva do të ndërpritet atëherë kur të vendos anëtarësia, përcjell Telegrafi.

“Kemi media këtu dhe unë e thash një rast, çka ndodhi një ekses në shkollë. Mos bëni debate të tilla, ‘hajde t’i m’shelim grevat sot’ sepse në opinion po doni me forcua bindjen që janë tre – katër njerëz që e ndalin grevën. Mos kështu. Jemi mjaft të kërcënuar. Grevën e kemi shpallur ne me kërkesën e anëtarësisë dhe kemi nënshkrimet e tyre. Greva mbyllet kur anëtarësia thotë. Me deklaratë emocionale po rrezikoni përfaqësuesit e SBASHK-ut”, ka thënë Jasharaj.

Ai tutje tha se “ Le të fillojë qeveria me vullnetin e mirë. Mosni kështu. Mjaft është krijuar bindja që Rrahman Jasharaj e ka shpall grevën”, tha ndër të tjera Jasharaj. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
Pahor paraqet interes për të drejtuar dialogun Kosovë-Serbi, a do të zgjidhet ai si zëvendësuesi i Lajçakut?

Pahor paraqet interes për të drejtuar dialogun Kosovë-Serbi, a do të zgjidhet ai si zëvendësuesi i Lajçakut?

Jehona Hulaj
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Lajme
Kalo në kategori