LAJMI I FUNDIT:

Koka e derrit vendoset në derën e një xhamie në Gjermani

Koka e derrit vendoset në derën e një xhamie në Gjermani

Dy persona të paidentifikuar kanë vendosur kokën e një derri natën e të shtunës në derën e xhamisë Fatih të Unionit Turko-Islamik për Çështje Fetare (DITIB) në qytetin e Gjermanisë jugore Vaihingen, njoftuan media lokale të dielën.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, incidenti është regjistruar nga kamerat e vëzhgimit në xhami.


Në pamjet, autorët janë parë duke vozitur një furgon nga një qytet fqinj.

Pasi lidhën kokën e derrit në hyrjen kryesore të xhamisë, ata fotografuan veprimin e tyre.

Individët e paidentifikuar thuhet se janë midis 25 dhe 30 vjeç.

Rreth një orë pas incidentit, anëtarët e xhamisë kontaktuan policinë, të cilët filluan një hetim.

Sipas Daily Sabah, sulme të ngjashme ndaj xhamive po bëhen gjithnjë e më të shpeshta në Gjermani. /Telegrafi/