Bordi Ekzekutiv i Komitetit Olimpik të Kosovës ka marrë vendim që 22 sportistë të nëntë sporteve të ndryshme të marrin Bursa Olimpike “Paris 2024”.
Përzgjedhja e 22 bursistëve (nëntë femra) nga 38 sosh sa kanë aplikuar, është bërë nga komisioni i sportit në KOK, bazuar në rezultatet ndërkombëtare në vitet 2020 dhe 2021, univerzalitetin dhe gjithëpërfshirjen, derisa është miratuar nga BE i KOK-ut.
Bursistët do të mbështeten me gjashtë mijë dollarë në muaj nga Solidariteti Olimpik i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar për periudhën janar 2022 – gusht 2024, ndërsa 2670 euro në muaj ose 85440 euro në 32 muaj, do t’i shtojë KOK-u nga buxheti i vet.
Listës i prijnë dy kampionet olimpike, Distria Krasniqi e Nora Gjakova, që do të mbështeten me nga 1 mijë dollarë në muaj, ndërsa pasojnë kampioni i Evropës në xhudo, Akil Gjakova, medalistja e bronztë e botës në xhudo, Loriana Kuka dhe i shtati në Lojërat Olimpike Tokio 2020, mundësi Egzon Shala, të cilët do të marrin nga 600 dollarë në muaj.
Me nga 450 dollarë do të përkrahen Laura Fazliu e Erza Muminoviq (xhudo) dhe Muhamet Ramadani (atletikë). Në grupin e parafundit me nga 300 dollarë janë: Flaka Loxha e Shpati Zekaj (xhudo), Nexhat Sahiti (shenjëtari sportive), Shpejtim Bajoku e Donjeta Sadiku (boks), Arti Krasniqi e Eda Zeqiri (not), Arnis Agushi (taekwondo) dhe Edi Dvorani (shigjetari).
Lista mbyllet me 250 dollarë nga Alaudin Suma e Gresa Bakraçi (atletikë), Patriot Behrami (boks), Albion Ymeri (triatlon) dhe Arbër Azemi (taekwondo).
Notari Arti Krasniqi do të fillojë të marrë bursën pas konfirmimit të Federatës së Notit të Kosovës dhe Federatës Ndërkombëtare të Notit (FINA), që i njëjti do të mund të përfaqësojë Kosovën në garat e organizuara nga FINA.
Lista e sportistëve dhe mbështetja e tyre mund të ndryshojë çdo gjashtë muaj, pas vlerësimit të performancës së tyre në garat ndërkombëtare nga komisioni i sportit.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Lille ia cakton çmimin kartonit të Edon Zhegrovës

Real Madrid dhe PSG kontaktojnë agjentin Mendes – ylli i Barcelonës temë diskutimi

Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

Ten Hag paralajmëron Amorim në intervistën e parë pas shkarkimit nga Man United

Ish-lojtari i Barcelonës e thotë hapur: Real Madridi është ekipi më i mirë në botë

Barcelona po synon të mbyllë sot shitjen e Vitor Roques për 25 milionë euro

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri