Shpërthimi i vullkanit në Islandë është vetëm fillimi i një epoke të re shpërthimesh vullkanike që do të zgjasin me shekuj, me grumbullimin e magmës nën qytetin bregdetar të Grindavik që sinjalizon se më shumë do të vijnë, kanë paralajmëruar shkencëtarët.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, vullkani Fagradalsfjall në gadishullin Reykjanes po kërcënon të shpërthejë, me Zyrën Meteorologjike të Islandës që tha se ‘mundësia e një shpërthimi vullkanik është e lartë’ dhe mund të ndodhë në çdo kohë në ditët në vijim.
Pas 800 vitesh pasiviteti, një shpërthim i vitit 2021 shënoi fillimin e një cikli të ri të aktivitetit vullkanik dhe tani vullkanologu i Kembrixhit, Clive Oppenheimer, thotë se shpërthimi mund të ketë nisur ‘një fazë të re shpërthyese’ që mund të zgjasë me shekuj.
“Koha e tij erdhi”, ka thënë Edward W. Marshall, një studiues në Qendrën Vullkanologjike Nordike të Universitetit të Islandës. “Ne mund të përgatitemi për disa qindra vjet të tjera shpërthimesh në Rejkjanes”.
Sipas raportimeve, rajoni është tronditur nga rreth 1,100 tërmete të reja që nga mesnata, me ekspertët që paralajmërojnë se magma po rritet gjithnjë e më afër sipërfaqes së tokës duke nxitur frikën e një shpërthimi të afërt vullkanik.
Dhe mijëra tërmete gjatë ditëve të fundit e kanë kthyer komunitetin e peshkimit të Grindavik në një ‘qytet fantazmë’, me 4,000 banorë të detyruar të evakuohen.
Ata që u lejuan të ktheheshin në pronat e tyre me shërbimet e urgjencës – për të mbledhur sendet – u urdhëruan të evakuoheshin dje pasi Zyra e Meteorologjisë Islandeze tha se matësit e saj kishin zbuluar nivele të rritura të dioksidit të squfurit – një tregues i mundshëm i një shpërthimi.
Ndërkohë pamjet e publikuara kanë treguar skena apokaliptike në qytetin e shkretë, me shtëpi të copëtuara dhe hendeqe të hapura në rrugë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Vuçiq teksa thotë se mund të bie nga pushteti, përmend edhe Kosovën

Macron, Putinit: Duhet t’i japësh fund taktikave të vonesës për armëpushim

Avokati serb, Preleviq: Vuçiq mori komandën e policisë para protestave masive kundër tij

Kanada shtriu tapetin e kuq për Rubion - mjaftueshëm për një hap të vetëm

Trump bisedon me Putinin - nuk jep shumë detaje

Rusët i sulmojnë me raketë, ukrainasit aktivizojnë sistemin gjerman IRIS T – momenti kur interceptohet dhe shkatërrohet raketa

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës