LAJMI I FUNDIT:

Koha më e mirë për të postuar në Instagram, Facebook, Twitter dhe LinkedIn

Koha më e mirë për të postuar në Instagram, Facebook, Twitter dhe LinkedIn

Sipas kompanisë për menaxhim të mediave sociale Hootsuite, përcjell Telegrafi, koha më e mirë për të postuar në Instagram është nga ora 12:00 deri në 15:00 prej ditës së hënë deri të premten. Ndërsa, koha më e mirë për të postuar në Facebook është ndërmjet orës 12:00 dhe 15:00 në ditën e hënë, mërkure, enjte, të premte dhe në fundjavë nga ora 12:00 deri në orën 13:00.

Shumë njerëz e përdorin Twitter-in si një lloj gazete dixhitale dhe koha më e mirë për të postuar në në këtë rrjet social është në orën 15:00 nga dita e hënë deri të premten.


Ndryshe nga rrjetet më popullore sociale, LinkedIn është një rrjet profesional, kështu që postimi gjatë orarit të punës ka kuptim. Ashtu si Facebook dhe Instagram, algoritmi i LinkedIn është dizajnuar për t’iu treguar përmbajtjen më të rëndësishme. Koha më e mirë për të postuar në Linkedin është ora 7:45, 10:45, 12:45 dhe 17:45 nga dita e hënë deri të enjten. /Telegrafi/