Kodra e Diellit në pamje 360 shkallë, mundësohet nga faqja franceze për turizëm
Qendrën turistike Kodra e Diellit në Tetovë tash e tutje do të mund ta shihni në pamje 360 shkallë.
Këtë e ka mundësuar faqja e njohur franceze "Skaping", e cila sjell pamje të qendrave të ndryshime turistike në formë "360 shkallë".
Pamjet e para të Kodrës së Diellit në formën "360 shkallë" janë marrë më 2 nëntor, në ora 14:32.
Ndryshe, Kodra e Diellit është qendra më atraktive turistike, ndërsa vitet e fundit janë bërë edhe disa investime nga autoritetet në RMV./Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals






























