LAJMI I FUNDIT:

Kodra e Diellit, ndërtimet pa leje “shpëtojnë” me procesin e legalizimit

Kodra e Diellit, ndërtimet pa leje “shpëtojnë” me procesin e legalizimit

Në vitet e 80-ta, filluan të ndërtohen vikend shtëpizat e para në Qendrën Turistike Kodra e Diellit në Tetovë. Parcelat në atë kohë ndaheshin nga Ndërmarrja Publike Shtetërore Komuna Projekt në Tetovë, e cila ishte përgjegjëse për ndërtimin e tyre. Gjithsej, sipas informacioneve jozyrtare, në atë kohë, gjithsej duhej të ndërtoheshin mbi 170 vikend shtëpiza. Por, me kalimin e kohës, pas viteve të 90-ta, pushteti qendror së bashku me pushtetin lokal filluan të humbin kontrollin në terren, kryesisht për shkak të ushtrimit të kompetencave të tyre.

Me këtë rast, kompetencat për tokën shtetërore i kaluan Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve, e cila kishte bërë edhe shitjen e parcelave tjera. Në ato parcela u ndërtuan vikend shtëpiza të reja, por procesi i dhënies së lejeve të ndërtimit kaloi në kompetencë të komunave dhe kjo ka shkaktoi edhe më shumë kaos në sferën e urbanizmit në përgjithësi, e pikërisht këtë kaos, e shfrytëzuan shumë funksionarë shtetërorë të cilët ndërtuan objekte pa dokumentacion të nevojshëm.


U ndërtuan me qindra të tilla, kush ku mundej dhe nga 170 vikend shtëpiza sa ishte paraparë të ndërtoheshin, tash numri i tyre ka arritur rreth një mijë. Në një situatë të këtillë, si shpëtim për këtë kaos urbanistik shteti vendosi të bëjë legalizimin e objekteve pa leje ndërtimi. Kjo ishte një mundësi e artë për të gjithë ato ndërtime që u bënë në Kodrën e Diellit. Me procesin e legalizimit, i cili ende është në fuqi, dukshëm u dyfishua numri i objekteve në Kodrën e Diellit, dhe jo vetëm. Për këtë vend, aktualisht në komunën e Tetovës është duke u pritur që të ketë një vendim të këshillit të komunës, ku pritet që të bëhet legalizimi i shumë objekteve, thotë kryetari i komunës së Tetovës Bilall Kasami.

“Jemi në fazën përfundimtare ku janë identifikuar rreth 100 objekte të ndërtuara pa leje të cilët janë në proces të legalizimit, prej tyre 9 objekte kanë procedurë për prishje dhe këta objekte nuk do të mund të legalizohen sipas ligjit për legalizim. Gjithë objektet që do të duhet të legalizohen, do të duhet të kalojnë në këshillin e komunës, për shkak se janë në tokë shtetërore, prandaj përmes këshillin ne do të mund të kemi një pasqyrë më të qartë për këtë çështje”, tha kryetari i komunës së Tetovës, Bilall Kasami.

Ai është shprehur optimist se shumë shpejt ky vendim do të kalojë në këshill dhe më në fund ato objekte që do të plotësojnë të gjithë kushtet do të legalizohen dhe pronarët do të kenë dokument valid si për pronën poashtu edhe për objektin.

Ndërkaq, ndër vite ka patur tentime të ndërtohet pa leje ndërtimi. Kur ka patur denoncime për ndërtime pa leje, inspektorati komunal, ka dalur në vendngjarje dhe ka bërë rrënimin e objekteve të tilla, thonë nga inspektorati komunal. Krahas rrënimit poashtu edhe ndaj atyre që kanë bërë ndërtime pa leje do të ketë edhe dënime adekuate.

“Gjatë vitit të kaluar, kemi bërë kontrolle në Kodrën e Diellit, ku janë hasur objekte që janë ndërtuar me leje, por ka patur edhe objekte në ndërtim e sipër pa leje të cilët janë prishur. Ne brenda viti kryejmë kontrolle të rregullta, së bashku me policinë, dhe për momentin janë dy vikend shtëpiza të cilët ndërtohen me leje adekuate dhe nuk ka ndërtime pa leje”, thotë Abdylgani Aliji, udhëheqës i Inspektoratit të komunës së Tetovës.

Inspektorati Shtetëror i Ndërtimit dhe Urbanizmit në Maqedoninë e Veriut,vite më parë ka kryer tre kontrolle të jashtëzakonshme në territorin e komunës së Tetovës ku ka konstatuar dy parregullsi por pa precizuar se ku janë bërë këta kontrolle. Nga Ministria e Ambientit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor thonë se duhet një koordinim më i madh mes institucioneve.

“Ministria e Ambientit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, nuk ka ingerenca lidhur me ndërtimet pa leje, por nga ana e Inspektoratit Shtetëror, është udhëzuar Ndërmarrja që menaxhon me parkun kombëtar në Malin Sharr, që të mbajë takime në të gjitha komunat për të zgjidhur të gjitha problemet, kurse për ndërtimet pa leje, duhet që të bëhet një koordinim me inspektoratet e ndërtimit”, thonë nga Ministria e Ambientit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor.

Ndryshe, diku pas vitit 2008, Ministria e Transportit dhe Lidhjeve kishte nxjerrë në ankand prona shtetërore në pikën turistike “Kodra e Diellit” në Tetovë. Me këtë rast krahas shumë qytetarëve të rëndomtë kishte edhe funksionarë shtetërorë që kishin blerë pronë në këtë vend. Menjëherë pas kësaj, kishte filluar edhe ndërtimi i vikend shtëpizave në këtë qendër, krahas atyre ekzistuese nga kohët e mëhershme. Por, më pas ndër vite, disa pronarë të ligjshëm të tokës, filluan të ndërtojnë shtëpizat në këtë vend, kurse disa jo.

Në ndërkohë filloi të bëhet më e zëshme iniciativa për shpalljen e Malit Sharr për Park Kombëtar. Me këtë edhe u ndaluan ndërtimet në Kodrën e Diellit kurse disa që kishin ndërtuar në ndërkohë filluan të legalizojnë të njëjtat. Megjithëse komuna e Tetovës solli vendim që të ndalohen ndërtimet në këtë zonë, sepse nuk kishte plan të ri urbanistik për tërë territorin e komunës së Tetovës, shumë pronarë të tokës vazhduan të ndërtojnë pa patur leje për ndërtim në Kodrën e Diellit./Koha.mk/

Në trend Lajme

Më shumë
​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

Lajme
LVV në Prishtinë akuzon Përparim Ramën, thonë se po planifikon të keqpërdorë një tender në vlerë prej 10 milionë euro

LVV në Prishtinë akuzon Përparim Ramën, thonë se po planifikon të keqpërdorë një tender në vlerë prej 10 milionë euro

Lajme
Shqiptohen 10 gjoba për dhënien e

Shqiptohen 10 gjoba për dhënien e "Ozempic" pa recetë të mjekut - Spitali i Gjilanit raporton për tre raste me efekte të dyshimta nga përdorimi i tij

Shëndetësi
Një veturë mbi 5 mijë euro dhe disa para të kursyera, çfarë pasurie ka Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha?

Një veturë mbi 5 mijë euro dhe disa para të kursyera, çfarë pasurie ka Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha?

Lajme
Viti, vidhet një kasafortë me para

Viti, vidhet një kasafortë me para

Kronika e Zezë
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Kalo në kategori