LAJMI I FUNDIT:

Mungesa e borës nuk ndal vizitorët në Kodrën e diellit

Mungesa e borës nuk ndal vizitorët në Kodrën e diellit

Në Kodrën e Diellit nuk ka borë të mjaftueshme, por kjo nuk do të thotë se nuk ka interesim që vizitorë të ndryshëm t`ia mësyejnë kësaj qendre turistike dimërore.

Të gjithë janë në pritje të reshjeve të reja të borës që do të mundësonin edhe kushte më të mira për skijim.


”Ka njerëz nuk them se ska, por nuk kemi borë të mjaftueshme për skijim, njerëzit dalin për xhiro” – tha një punonjës në Kodrën e Diellit.

Por, sasia aktuale e borës, mbase është e mjaftueshme për fillestarët në sportin e skijimit.

”Kushtet siç e shihni ka pak borë, për fillestarët është mirë. Por shpresojmë dhe presim që do bie bora e re” – tha një skijator.

Pushimi dimëror për nxënësit është shfrytëzuar që shumë shkolla nga I gjithë vendi t`i dërgojnë fëmijët për pushime në Kodrën e Diellit. Vizitorët shprehen të kënaqur nga shërbimet.

”Vijmë nga Shtipi jemi me fëmijët me nevoja të veçanta, bora për fëmijët është e mirëseardhur” – tha njëri nga turistët

”Kushtet janë të mira vetëm duhen edhe disa ndryshime, disa gjëra” – tha një turist.

‘‘Shum mirë, ushqimi është i mirë” – tha njëra nga vizitoret.

‘‘Arritëm mbrëmë, ja edhe koha na mbajti, kushtet janë shum të mira” – tha një turiste.

Metereologët paralajmërojnë se nga java e ardhshme pritet ndryshimi I motit ku pritet të ketë reshje të borës në vise malore, ndërkohë Kodra e Diellit vazhdon të mbetet me temperatura deri në minus 7 gradë Celsius si një ndër vendet me mot më të ftohtë në vend. /KlanMacedonia/

Në trend Lajme

Më shumë
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Siguri
Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Siguri
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

Lajme
Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Siguri
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Lajme
Kalo në kategori