LAJMI I FUNDIT:

Koci: Serbia po e shantazhon Francën për ekstradimin e Haradinajt

Koci: Serbia po e shantazhon Francën për ekstradimin e Haradinajt

Arianit Koci, avokati i liderit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj i cili që nga 4 janari po mbahet në Francë në bazë të një fletarresti serb ka shprehur bindjen se ekstradimi i Haradinajt për në Serbi do të refuzohet.

Koci në një prononcim për Telegrafin tha se nesër Gjykata e Colmarit do ta jap mendimin për ekstradim dhe atëherë mbrojtja mund të bëjë ankesë. Tutje ai theksoi se nëse Gjykata vendos pro ose kundër ekstradimit, është ministri i Drejtësisë ai që vendos në fund.


“Nesër gjykata jep mendim për ekstradim, atëherë ne kemi të drejtë ankese. Nëse refuzohet kërkesa për ekstradim, e jam i sigurt që do të refuzohet, kjo çështje përfundon. Por, në rast që gjykata në Colmar vendos që ta ekstradoj z. Haradinaj, atëherë është ministri i Drejtësisë, ai vendos për ekstradim”, tha Koci.

Por sipas avokatit Koci, ekstradimi i Haradinajt për në Serbi nuk mund të ndodhë.

“Kërkesa e Serbisë është politike dhe riciklim i akuzave që janë trajtuar në Tribunalin e Hagës. Thjesht, Serbia po e keqpërdor të drejtën ndërkombëtare. E ndaj z. Haradinaj e kanë një inat të posaçëm. Nuk ja falin luftën për pavarësi dhe betejat e fituara kundër regjimit gjenocidal të Millosheviqit. Ramushi është hero i gjallë, krenaria e jonë, prandaj sulmi ndaj tij është sulm ndaj Kosovës”, tha ai.

Avokati Koci tha se Serbia po e shantazhon edhe Francën.

“Udhëheqësit e saj kanë thënë publikisht se nëse nuk e ekstradojnë z. Haradinaj në Serbi, atëherë as ata nuk do ta ekstradojnë askënd në Francë”, u shpreh Koci. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
Zëvendësministri për Kthim: Sot është tentuar të vritet Marko Jablanoviq, sulmuesit i dështoi “Shkorpioni”

Zëvendësministri për Kthim: Sot është tentuar të vritet Marko Jablanoviq, sulmuesit i dështoi “Shkorpioni”

Siguri
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Lajme
Kalo në kategori