Avokati kosovar Arianit Koci ka komentuar deklaratat e liderit të Lëvizjes Vetëvendosje dhe kandidatit për kryeministër, Albin Kurti, i cili ka thënë se Prokuroria Speciale po hesht kundrejt ndjekjes dhe gjykimit të kriminelëve të luftës.
Koci përmes një postimi në Facebook, ka thënë se Kurti ka shumë arsye që ta kritikojë Prokurorinë Speciale, por më së paku për çështjen e gjykimit në mungesë.
Postimi i plotë i Kocit:
“Gjykimi në mungesë i kriminelëve serb të luftës
1.
Dje, Kryeministri në ardhje, z. Albin Kurti, ka thënë se: “Prokuroria Speciale po hesht kundrejt ndjekjes dhe gjykimit të kriminelëve të luftës,” – duke theksuar se me ndryshimin e Kodit të Procedurës Penale i’u mundësua sistemit të drejtësisë së Kosovës të nisë procese, të ngrejë akuza, të shqyrtojë çështje e të dënojë kriminelët e luftës, edhe kur ata janë në mungesë.
Pjesërisht e saktë!
Z. Kurti ka shumë arsye që ta kritikojë Prokurorinë Speciale, por më së paku për çështjen e gjykimit në mungesë.
Vërtetë ishte hap i duhur amadametimi i Kodit të Procedurës Penale, me ç’rast Prokurorisë dhe Gjykatës, i mundësohet gjykimi në mungesë i kriminelëve të luftës, që kryesisht janë të strehuar në Serbi.
Por, amadamentimi i Kodit nga ana e deputetëve është bërë shkel e shko, pa u konsultuar me avokatë, prokurorë dhe gjyqtarë me përvojë – rrjedhimisht pa e pasur idenë se si do të aplikohet në praktikë.
Thjeshtë, dispozita e Kodit për gjykim në mungesë është thuaja e pazbatueshme, për këto arsye:
A.
Për personin e dyshuar që ka kryer krime lufte, Prokuroria duhet ta ketë adresën e banimit në Serbi (aty ku janë strehuar shumica e kriminelëve të luftës) dhe t’ia dërgoj të njejtit – në mënyrë që ftesa të konsiderohet e ligjshme.
B.
Neni 346 A, në paragrafin 4.1, parasheh në mënyrë eksplicite që personi nën hetim të jetë kërkuar në shtetin/shtetet ku supozohet të jetë sipas parimit të bashkëpunimit juridik ndërkombëtar së paku pesë (5) herë, dhe vetëm pasi që një kërkesë e tillë të jetë refuzuar apo neglizhuar tërësisht nga organet e shtetit pranues.
2.
Çështja e gjetjes së adresës, dhe dispozita e lartëcekur funksionon mirë, në rastin kur dy shtete kanë raporte normale ndërshtetërore.
Por, në rastin e Kosovës dhe Serbisë, kjo nuk funksionon.
Serbia nuk ka fare interes as t’ia dorëzoj ftesat kriminelëve të luftës – edhe nëse prokuroria e ka adresën – as t’i ekspedojë shkresat e organëve të Republikës së Kosovës, dhe, as të bashkëpunojë në çfarëdo mënyre.
Përkundrazi, Serbia vazhdimisht i pengon hetimet dhe i dekoron kriminelët që kanë kryer krime në Kosovë.
Rast konkret është Lubiša Diković i cili deri vonë ka qenë shef i Ushtrisë së Serbisë.
Gjatë luftës Diković ka qenë komandant i Brigadës së 37 të motorizuar të Ushtrisë së Serbisë – e cila ka qenë përgjegjëse për masakrën e Rrezallës.
Ndaj gjeneralit serb, unë personalisht e kam deponuar kallëzimin penal në vitin 2016, në Prokurori Speciale.
Në atë kohë, i njejti ka qenë shumë herë i dekoruar prej establishmentit serb – madje është penzionuar në vitin 2018, duke u dekoruar nga ana e Presidentit të Serbisë Vučić, me dekoratën më të lartë shtetërore që merr një oficer.
Gjatë ceremonisë së dekorimit, Presidenti Vučić ka theksuar që gjenerali Diković, heroikisht iu ka kundërvenë agresionit të Natos gjatë vitit 1999.
3.
Nën supozimin se Prokuroria e ka adresën në Serbi të kriminelit të kërkuar – duhet 5 (pesë) herë të dërgoj ftesën.
Pas herës së 5-të (pestë), mund të vazhdohet më tutje me procedurë.
5 herë? Ku? Në Serbi – shetin që po e pengon me çdo kusht hyrjen e Kosovës në Interpol?
Deputetët fare nuk e kanë menduar se si do të funksionoj kjo në praktikë, dhe evetualisht sa kohë do të merr.
Prandaj, ndryshimet dhe plotësimet e ligjeve para se të votohen nga ana e deputetëve duhet të analizohen mirë – duke u konsulltuar me profesionist – përndyshe do të kemi probleme që t’i zbatojmë.
E pritjet me plot të drejtë, i kemi të mëdhaja” (sic.), ka shkruar Koci.
Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, duke kujtuar ndryshimin e Kodit të Procedurës Penale që ndodhi me 30 maj të këtij viti, ka thënë se Prokuroria Speciale po hesht kundrejt ndjekjes dhe gjykimit të kriminelëve të luftës.
Përmes një shkrimi në Facebook, Kurti, thotë se me këtë ndryshim iu mundësua sistemit të drejtësisë së Kosovës të nisë procese, të ngrejë akuza, të shqyrtojë çështjet e të dënojë kriminelët e luftës, edhe kur ata janë në mungesë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Një person plagoset, tre të tjerë marrin lëndime trupore në Klinë - arrestohen dy të dyshuar

Policia kërkon informacione për identifikimin e një personi të dyshuar për vjedhje

Pasuria e konfiskuar e Mijallkovit dhe Gruevskit del në ankand

Ndahet nga jeta Bajram Qerkini nga shoqata e të pagjeturve

“Kam gjetur parregullsi në këtë gjykatë”, komandant Hoxha nis dëshminë në gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri