LAJMI I FUNDIT:

Koalicioni i udhëhequr nga SHBA përgatitet të marrë qytetin Raqqa, ofensiva në Mosul vazhdon

Koalicioni i udhëhequr nga SHBA përgatitet të marrë qytetin Raqqa, ofensiva në Mosul vazhdon

Koalicioni i udhëhequr nga SHBA-ja kundër grupit militant Shteti Islamik, ka paralajmëruar se po përgatitet për të nisur një operacion për të marrë qytetin Raqqa të Sirisë.

Përgatitjet për të marrë Raqqan, bastion i fuqishëm i IS-it në Siri, po bëhen në kohën e ofensivës së madhe kundër ekstremistëve në qytetin Mosul të Irakut.


Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Ash Carter, tha në një konferencë me gazetarë në Paris se të dy operacionet do të kryhen “paralelisht”.

“Do të bëhet njëkohësisht dhe është pjesë e planit tonë, prandaj edhe jemi të përgatitur”, tha Carter pas takimit me ministrat e mbrojtjes nga 13 vende që i janë bashkuar koalicionit të udhëhequr nga SHBA-ja për të luftuar militantët e IS-it.

“Kemi filluar përgatitjen e terrenit për partnerët tanë që të nisin izolimin e Raqqas”, tha Carter.

Ai tha se operacioni në Raqqa do të kryhet nga “forcat e afta dhe të motivuara lokale të cilat i identifikojmë dhe i mundësojmë”.

Carter nuk ka ofruar specifika të tjera se kur do të fillojë operacioni për rimarrjen e Raqqas.

Presidenti francez, Francois Hollande, tha se ishte e nevojshme që të shihet përtej marrjes vetëm të Mosulit.

“Raqqa do të jetë bastioni i fundit i Daesh-it nëse Mosuli bie”, tha Hollande, duke përdorur akronimin arab për grupin IS. “Daesh duhet të eliminohet gjithkund. Çdo qendër paraqet kërcënim”. tha Holande.

Komentet e tij pasojnë lëvizjen përpara të forcave qeveritare irakiane drejt Mosulit, bazës së fundit të IS-it në Irak.

Luftimet vazhduan të martën në një brez të fshatrave dhe qyteteve në veri, lindje dhe jug të Mosulit, qytetit të dytë më të madh në Irak.

Gjeneral majori, Haidar Fadhil, tha se forcat speciale irakiane i janë afruar një fshati rreth 6 kilometra në lindje të Mosulit.

Fadhil tha, gjithashtu, se rreth 335 civilë janë evakuuar në një kamp refugjatësh nga fshati Tob Zawa, rreth 9 kilometra larg Mosulit, që u rimor nga forcat speciale më 24 tetor.

Fushata për të marrë nën kontroll Mosulin, ka hyrë në ditën e nëntë, dhe pritet që të vazhdojë më javë nëse jo muaj. /Rel/

Në trend Botë

Më shumë
Historia e trishtueshme e njeriut që nuk është pastruar për 60 vjet - mjekja tregon se pse ai e shmangu ujin e sapunin

Historia e trishtueshme e njeriut që nuk është pastruar për 60 vjet - mjekja tregon se pse ai e shmangu ujin e sapunin

Azia
AstraZeneca tërheq vaksinën kundër Covid-19 në mbarë botën

AstraZeneca tërheq vaksinën kundër Covid-19 në mbarë botën

Evropa
Rusët edhe një herë bombardojnë “gabimisht” territorin e tyre – bomba e aeroplanit shkatërron mbi 30 shtëpi në Belgorod

Rusët edhe një herë bombardojnë “gabimisht” territorin e tyre – bomba e aeroplanit shkatërron mbi 30 shtëpi në Belgorod

Evropa
Ukraina shkatërroi raketën 6.5 milionë dollarëshe të rusëve

Ukraina shkatërroi raketën 6.5 milionë dollarëshe të rusëve

Evropa
Zelensky për sulmet ruse: Mbi  50 raketa dhe 20 dronë u lëshuan në vendin tonë, Putini është nazist

Zelensky për sulmet ruse: Mbi  50 raketa dhe 20 dronë u lëshuan në vendin tonë, Putini është nazist

Evropa
SHBA ka “pauzuar” dërgesën e bombave për Izraelin për shkak të shqetësimeve të Rafah

SHBA ka “pauzuar” dërgesën e bombave për Izraelin për shkak të shqetësimeve të Rafah

Azia
Kalo në kategori