LAJMI I FUNDIT:

Koalicioni shqiptar nuk do të jetë pjesë e qeverisë së Malit të Zi: Partitë fituese e quajnë shtetin e Kosovës të rremë dhe terrorist

Koalicioni shqiptar nuk do të jetë pjesë e qeverisë së Malit të Zi: Partitë fituese e quajnë shtetin e Kosovës të rremë dhe terrorist
Fatmir Gjeka

Koalicioni shqiptar, “Njëzëri” nuk do të jetë pjesë e qeverisë së re, sepse, siç thanë ata, nuk mund të jenë pjesë e qeverisë, e cila kryesisht përbëhet nga parti dhe politikanë që nuk duan barazi të shqiptarëve në Mal të Zi dhe me të cilët ndryshojnë në mënyrë programore dhe strategjike.

Në një përgjigje ndaj të mandatuarit për kryeministër, Zdravko Krivokapiq, koalicioni deklaroi se partitë që dominojnë qeverinë e re nuk votuan që Tuzi të bëhet një bashki, as për Ligjin mbi Përdorimin e Simboleve Kombëtare, raporton rtcg.me.

“Këto parti e quajnë shtetin e Kosovës të rremë, dhe shpesh terrorist. Ata nuk duan një shtet civil, por një Mal të Zi (të Madh) Serb”, thuhej në përgjigje, transmeton Telegrafi.


Krerët e këtyre partive, siç thanë ata, edhe në fillim të shekullit XXI-të, “ëndërrojnë të kapin Shkodrën, Dubrovnikun, Pejën dhe Prizrenin dhe flasin për gërmimin e armëve”.

“Ata e konsiderojnë anëtarësimin në NATO një gabim strategjik, ashtu si pavarësia e Malit të Zi. Ata mbështesin përpjekjet për të përvetësuar faltoret tona të përbashkëta, me anë të të cilave Kisha Ortodokse Serbe godet në themelet e realitetit multietnik dhe multi-konfesional të vendit,” tha përgjigja.

Abazoviq mesazh qeverisë së re të Malit të Zi: Nuk duhet të jenë pjesë e ministrive, njerëzit që e dogjën flamurin e NATO-s
Lexo po ashtu Abazoviq mesazh qeverisë së re të Malit të Zi: Nuk duhet të jenë pjesë e ministrive, njerëzit që e dogjën flamurin e NATO-s

Koalicioni i tha Krivokapiqit se do të ishin “të lumtur nëse të gjitha gjërat e lartcekura, nuk do të ishin të vërteta”.

“Nëse na bindni ndryshe me veprim konkret, ne do të jemi jashtëzakonisht të lumtur”, tha koalicioni “Njëzëri”.

Ata deklaruan se do të mbështesnin në parlament çdo vendim ose akt juridik që ata e konsiderojnë si në interesin e përgjithshëm. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Izraeli po ndërton nëntë baza ushtarake në territorin sirian

Izraeli po ndërton nëntë baza ushtarake në territorin sirian

Azia
Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi

Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi

Serbia
Presidenti i ri i Sirisë e quan planin e Trumpit për Gazën

Presidenti i ri i Sirisë e quan planin e Trumpit për Gazën "krim i rëndë" që pritet të dështojë

Botë
Policia italiane arreston 181 persona në përpjekje për të parandaluar ringjalljen e mafias në Sicili

Policia italiane arreston 181 persona në përpjekje për të parandaluar ringjalljen e mafias në Sicili

Evropa
Trump emëron Richard Grenellin si drejtor të përkohshëm të Qendrës Kennedy për Artet Performuese në Uashington

Trump emëron Richard Grenellin si drejtor të përkohshëm të Qendrës Kennedy për Artet Performuese në Uashington

Amerika
Ukraina ‘mund të jetë ruse një ditë’, thotë Trump përpara takimit të Zelensky me Vance

Ukraina ‘mund të jetë ruse një ditë’, thotë Trump përpara takimit të Zelensky me Vance

Amerika
Kalo në kategori