LAJMI I FUNDIT:

Koalicioni rural: Në vend të parave, një pjesë e subvencioneve të jenë për pjesën e mekanizmit, fara dhe lloje tjera

Koalicioni rural: Në vend të parave, një pjesë e subvencioneve të jenë për pjesën e mekanizmit, fara dhe lloje tjera

Një pjesë e subvencioneve, në vend si mjete financiare, të jepen në lloj të mbështetjes konkrete: lloje të reja, fara, mekanizim, repromateriale. Kështu njëqind për qind të shfrytëzohen, për prodhim, ndërsa do të pengohen edhe manipulimet eventuale gjatë shpërndarjes, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Këtë e theksojnë bujqit të cilët janë përfshirë me hulumtimin e fundit të Koalicionit rural – Kumanovë, të zbatuar në periudhën dhjetor 2016 – janar 2017.

Sipas drejtoreshës ekzekutive të Koalicion rural Liljana Jonoski, bujqve u nevojitet komponent zhvillimor, i cili do t’i nxitë që të investojnë në modernizim të prodhimtarisë.


Vlerësimi i saj dhe i bujqve është se shpërndarja e subvencioneve në lloj të ndihmës konkrete paraqet edhe lloj të sigurisë se paratë që i jep shteti do të shkojnë në duart e vërteta dhe do të shpenzohen në mënyrë produktive, për dallim nga mjetet në të holla, të cilat mund të përdoren për dedikim tjetër, në vend që të investohen në prodhimtari, njofton AIM.

Hulumtimi i Koalicionit rural është zbatuar në rajonin e Pollogut, rajonin Veriperëndimor dhe Juglindor, në komunat Gostivar, Tetovë, Kumanovë, Rankovc, Nagoriçan i Vjetër, Kërçovë dhe Strugë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Kronika e Zezë
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Lajme
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Drejtësi
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Siguri
Një 25-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Gjilan, dyshohet se ishte i shoqëruar nga një djalë

Një 25-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Gjilan, dyshohet se ishte i shoqëruar nga një djalë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori