LAJMI I FUNDIT:

​Koalicioni qeverisës rrezikohet edhe në Vushtrri, Tahiri thotë se vendimi i takon VV-së

​Koalicioni qeverisës rrezikohet edhe në Vushtrri, Tahiri thotë se vendimi i takon VV-së

Koalicioni i prishur ndërmjet Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, në nivel qendror, ka ngritur shumë dilema për jetëgjatësinë e koalicioneve që kanë këto dy parti nëpër qytete të ndryshme të vendit. Një koalicion i tillë u prish në Prizren, ndërsa është përkeqësuar edhe në Vushtrri.

Zakonisht në aktivitetet komunale ishte i pranishëm edhe nënkryetari i Komunës së Vushtrrisë që vije nga radhët e VV-së. Por gjatë ditës së shtunë në konferencën e përbashkët të ministrit të Shëndetësisë, Armend Zemaj me kryetarin Xhafer Tahiri, nuk u pa Besim Muzaqi nga VV-ja.


Kryetari i Komunës së Vushtrrisë Xhafer Tahiri, thotë për KosovaPress se nuk dëshiron që të ndikohen nga bindjet politike dhe në komunën që ai udhëheq të ndodhë ajo që ndodhi në Prizren.

Derisa theksoi se ky vendim i përket Lëvizjes Vetëvendosje, nëse dëshiron ose jo të vazhdojë këtë koalicion.

“Unë kamë ndërtuar një koalicion me qëllim që t’i shërbejmë qytetarëve të Vushtrrisë deri në fund të mandatit. Nuk do të kisha dashur që të ndikohemi nga bindjet partiake dhe të ndodhë ajo që ndodhi në Prizren, që për shkak të bindjeve partiake të dëmtohet qeverisja në funksion të qytetarëve të Prizrenit. Vendimi i takon LVV-së, nuk është vendim i yni… Ne kemi pasur deri tash bashkëpunim të mirë në qytetin e Vushtrrisë në funksion të arritjes së objektivave që i kemi dhënë si qeverisje komunale por çka do të ndodh tutje nuk varet nga ne por nga ata”, tha ai.

Ai vlerëson se si Komunë kanë pasur bashkëpunim të shkëlqyeshëm me qeverisjen e kaluar të udhëhequr nga Albin Kurti, e që sipas tij të njëjtin bashkëpunim kanë edhe me qeverinë e re të Avdullah Hotit.

“Qeveria e Republikës së Kosovës funksionon në bazë të Kushtetutës dhe ligjit të Republikës së Kosovës, në çdo kohë duhet të kemi një qeveri që ka legjitimitet nga Kuvendi i Republikës së Kosovës. Si komunë kemi pasur bashkëpunim të shkëlqyeshëm edhe me qeverisjen e kaluar kemi bashkëpunim edhe me këtë qeveri, sepse për mua si kryetar i Komunës më e rëndësishmja është qytetari i Vushtrrisë që t’i ofrojmë shërbime efikase dhe ta mbrojmë nga koronavirusi. Kemi përkrahje të kësaj qeverie të plotë”, deklaroi Tahiri.

Sa i përket situatës së krijuar me pandeminë COVID-19, i pari i Vushtrrisë thotë se ekonomia e kësaj komune ka pësuar dëme të pallogaritshme.

Ai bëri të ditur se vetëm pako ekonomike e komunës e aprovuar me qëllim të lehtësimit të ngarkesës për biznese dhe për ekonomitë familjare i ka kushtuar Komunës 300 mijë euro në të hyra.

“Dëmet nga COVID-19 në ekonominë e Vushtrrisë janë të pa llogaritshme, ne po bëjmë një studim tani për ndikimin e COVID-19 në ekonominë e Vushtrrisë, në mënyrë që të identifikojmë masat që do të marrim për t’i adresuar këto dëme. Këtë studim do t’ia paraqesim Qeverisë së Kosovës, kuvendit dhe donatorëve për të ndihmuar Vushtrrinë për rimëkëmbje ekonomike… Ajo që mund të ju them deri në këtë moment është që vetëm pako ekonomike e komunës e aprovuar me qëllim të lehtësimit të ngarkesës për biznese dhe për ekonomitë familjare i ka kushtuar komunës 300 mijë euro në të hyra, që nuk do të mund t’i mbledhim… Pra ndikimi është zingjiror”, deklaroi Tahiri.

Kujtojmë se Komuna e Vushtrrisë në ditët e fundit është ndër komunat me më shumë raste pozitive me COVID-19./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Lajme
Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Lajme
Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Lajme
​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

Lajme
Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Kronika e Zezë
Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Lajme
Kalo në kategori