LAJMI I FUNDIT:

Koalicioni LDK-AAK-Nisma, Qeveri e vogël me opozitë të fortë

Koalicioni LDK-AAK-Nisma, Qeveri e vogël me opozitë të fortë

Analisti dhe njëherësh profesori universitar Rrahman Paçarizi ka deklaruar se pas rrëzimit të Qeverisë Kurti dhe prishjes së koalicionit VV-LDK, vështirë të t’i përmbush pritjet e qytetarëve të Kosovës një koalicion i vogël, i cili pritet të krijohet në mes të LDK, AAK, Nisma-AKR dhe minoritetet, për faktin se në opozitë do të mbesin dy parti shumë të mëdha si PDK e VV.

Paçarizi në një intervistë për KP, deklaroi se nuk është mirë që ky koalicion varet nga votat e Listës Serbe, derisa theksoi se do të ishte më i pranueshëm nëse pjesë e qeverisë do të ishte edhe VV dhe PDK.


“Unë mendoj që koalicioni qeverisës apo qeveria e formuar nga LVV dhe LDK pati bërë disa hapa të mirë në drejtim të qeverisjes së mirë e sidomos lidhur me menaxhimin e krizës shëndetësore në vend, mirëpo këto dy parti politike në vend nuk arritën që me kohë t’i tejkalojnë kontradiktat e brendshme nuk arritën t’i tejkalojnë dhe nuk i diskutuan fare madje dallimet e mëdha ideologjike që kanë ndërmjet tyre dhe nëse një koalicion kaq i madh nuk ka arritur të jetë i suksesshëm, atëherë vështirë mund të pritët që një qeveri më e vogël e cila do të ketë në opozitë dy parti shumë të mëdha partin e parë dhe partin e tretë, VV-në dhe PDK-në, të bëjë apo t’i përmbush pritjet e qytetarëve të Kosovës”, thotë Paçarizi.

Paçarizi deklaroi se mënyra më e mirë për formimin e kësaj qeverie do të kishte qenë nëse edhe PDK dhe VV, do të kishin qenë pjesë e saj, duke e marrë parasysh situatën në të cilën gjendet Kosova.

Ndër të tjerash ai thotë se sjellja e PDK-së duke qëndruar anash këtyre zhvillimeve të vendit, nuk është adekuate, e sidomos në këtë kohë kur vendi ka nevojë për qeveri gjithëpërfshirëse.

“Mu nuk më vjen mirë që ky koalicion do të varet nga votat e listët Serbe, ndoshta do të kishte me qenë një koalicion më i qëndrueshëm dhe më i pranueshëm për qytetarët e Kosovës, gjerësisht nëse do të ishte votuar edhe nga PDK, e cila nuk besoj që ka arsye për të mos e votuar këtë qeveri, nëse ka votuar mocionin e votëbesimit kundër qeverisë Kurti me 25 mars. Votat do të duhej t’i siguronte në këtë kuptim PDK-ja dhe sjellja e PDK-së, në përpjekjet e sajë gjoja për të qëndruar anash këtyre zhvillimeve nuk mendoj se është qëndrimi më i mirë i mundshëm sepse Kosova, në këtë kohë ka nevojë për të pasur një qeveri e cila do të duhet të kishte qenë gjithëpërfshirëse, më e mira të mirës do të kishte me qenë sikur edhe LVV edhe PDK, të kishin qenë pjesë e kësaj qeverie e cila do duhet të merrej me probleme të mëdha dhe shumë të vështira prandaj në këtë plan unë mendoj që mund të ketë edhe telashe me numrat apo kushtëzime nga partitë e pakicave, posaçërisht edhe të asaj Serbe”, thotë ai.

Sa i përket paralajmërimeve që ka bërë kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, që formimin e kësaj qeveria ta dërgojë në kushtetuese, Paçarizi thotë se Gjykata Kushtetuese do ta hedhë poshtë një vendim eventual për qeverinë e re të Kosovë, mbi këto baza të cilat janë paralajmëruar.

Derisa shtoi se protestatë në këtë kohë janë shumë të rrezikshme.

“Është e drejt dhe e ligjshme që LVV, apo cila do palë që dyshon se janë shkelur procedurat se nuk është respektuar kushtetuta e Kosovës, ta dërgoj këtë veprim në gjykatën kushtetuese dhe kushtetuesja duhet të jap mendimin e sajë, megjithatë unë mendoj se, gjykata kushtetuese do ta hedh poshtë një vendim eventual për qeverinë e re të Kosovës, mbi këto baza të cilat janë paralajmëruar por gjithsesi më së miri është që partitë politike në Kosovë, të kanalizohen brenda procedurave kushtetuese dhe brenda kontestimit të ligjshmërisë dhe jo në protesta të cilat në këtë kohë do të ishin shumë të rrezikshme si për shëndetin e qytetarëve ashtu edhe për stabilitetin e qeverisjes në vend”, deklaroi ai.

Në trend Lajme

Më shumë
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Siguri
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

Lajme
Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Lajme
Zbulohet shifra që u pagua Alma Kaçi për të kryer marrëdhënie seksuale me Safet Gjicin: Ia morën videon me forcë

Zbulohet shifra që u pagua Alma Kaçi për të kryer marrëdhënie seksuale me Safet Gjicin: Ia morën videon me forcë

Lajme
Kalo në kategori