LAJMI I FUNDIT:

Koalat mund të zhduken në 30 vjet për shkak të zjarreve të Australisë

Koalat mund të zhduken në 30 vjet për shkak të zjarreve të Australisë

Koalat mund të zhduket në vetëm 30 vjet dhe zjarret janë fajësuar për këtë. 

Rreth një miliard kafshë mendohet se janë zhdukur në krizën e zjarrit që shkatërroi vendin që nga tetori.


Më shumë se gjysma e koalave ngordhën nga zjarret në ishullin Kangaroo të Australisë së Jugut, me ekspertët që paralajmërojnë se speciet mund të zhduken deri në vitin 2050 – ose edhe më herët, transmeton Telegrafi.

Në vazhdën e zjarreve, profesori Christopher Dickman nga Universiteti i Sidneit tha që Australia po fle në gjumë pas kësaj katastrofe.

Ai tha se kishte rreth 100 lloje të bimëve dhe kafshëve që ishin në rrezik zhdukjeje për shkak të ‘monitorimit të dobët’ të jetës së egër australiane.

“Do të kalojë ca kohë para se të fillojmë të vlerësojmë nëse specie të veçanta janë akoma atje apo jo, por diku nga 20 deri në 100 bimë dhe specie shtazore që ishin kërcënuar tashmë ishin në rrugën e zhdukjes”, tha ai për The Daily Telegraph.

Profesori Dickman tha se koalat kanë marrë një goditje masive nga këto zjarre.

Numri i koalave në Queensland dhe New South Wales kanë rënë ndjeshëm gjatë tre dekadave.

Në vitin 1990 kishte 326,400 koala në këto shtete dhe në vitin 2010 kishte vetëm 188,000, sipas WWF.

Në vitin 2020 ka frikë se ka më pak se 100,000 koala në të gjithë Australinë, me humbjen që i atribuohet shpyllëzimit dhe pastrimit të tokës. /Telegrafi/ 

Në trend Botë

Më shumë
A e ka fituar Ukraina fuqinë për të degraduar forcat ruse me raketat e reja amerikane?

A e ka fituar Ukraina fuqinë për të degraduar forcat ruse me raketat e reja amerikane?

Botë
Mbretëria e Bashkuar do ta furnizojë Ukrainën me bomba me laser që mund të godasin

Mbretëria e Bashkuar do ta furnizojë Ukrainën me bomba me laser që mund të godasin "objektivat e buta" ruse

Evropa
Çfarë dihet për varrezat masive në Gaza dhe çfarë ka ndodhur me ato të zbuluara në vende të tjera më parë?

Çfarë dihet për varrezat masive në Gaza dhe çfarë ka ndodhur me ato të zbuluara në vende të tjera më parë?

Botë
Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Evropa
Shtyhet votimi në OKB për rezolutën për gjenocidin në Srebrenicë

Shtyhet votimi në OKB për rezolutën për gjenocidin në Srebrenicë

Bosnja
Lukashenko: Në Bjellorusi janë vendosur dhjetëra armë bërthamore ruse

Lukashenko: Në Bjellorusi janë vendosur dhjetëra armë bërthamore ruse

Botë
Kalo në kategori