LAJMI I FUNDIT:

Knaus: Fiasko diplomatike për Gjermaninë nëse bllokon anëtarësimin e Kosovës në KiE

Knaus: Fiasko diplomatike për Gjermaninë nëse bllokon anëtarësimin e Kosovës në KiE

Gerald Knaus, kryetar i Iniciativës Evropiane për Stabilitet, ka reaguar pasi ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, deklaroi se shpreson që ta shohë Kosovën një ditë në Bashkimin Evropian.

Knaus ka deklaruar se shteti gjerman mund ta kalojë testin gjatë takimit të javës së ardhshme të Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës.


Deputeti gjerman: Ndërlidhja e Asociacionit me anëtarësimin e Kosovës në KiE do të ishte gabim i rëndë, shtetet perëndimore nuk mësuan nga gabimet e së kaluarës
Lexo po ashtu Deputeti gjerman: Ndërlidhja e Asociacionit me anëtarësimin e Kosovës në KiE do të ishte gabim i rëndë, shtetet perëndimore nuk mësuan nga gabimet e së kaluarës

“Aktualisht Gjermania, Italia dhe Franca planifikojnë “veto” në Komitet të Ministrave e që do të ishte një zmbrapsje diplomatike, duke qenë se 82 për qind të deputetëve të Asamblesë Parlamentare kanë votuar “PRO” që Kosova të jetë anëtare e KiE”, ka shkruar ai në platformën X.

Ai më tutje deklaroi se do të ishte fiasko diplomatike ndërsa pyeti se “përse t’i besohet drejtësisë së anëtarëve të BE-së, pavarësisht meritave?”.

Kujtojmë se Kosova ka marrë notë pozitive nga Asambleja Parlamentare për anëtarësim në Këshill të Evropës.

Dora Bakoyannis, hartuesja e raportit evropian, ka deklaruar se Kosovës i janë kërkuar më së shumti reforma dhe se ato i ka plotësuar të gjitha. Gjithashtu në raport nuk ka pasur parakushte pasi është vlerësuar se vendi ynë i ka plotësuar të gjitha kushtet.

Kurti: Kushtëzimi i anëtarësimit në KiE me Asociacionin është absurd
Lexo po ashtu Kurti: Kushtëzimi i anëtarësimit në KiE me Asociacionin është absurd

Franca dhe Gjermania janë në mesin e disa vendeve evropiane që e kanë kushtëzuar anëtarësimin me “hapa konkretë” për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, e cila gjë është kundërshtuar nga Qeveria e Kosovës.

Ndryshe, Kosova aktualisht nuk gjendet në agjendë për takimin që pritet të mbahet në mes të këtij muaji. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin

Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin

Lajme
Shtyrja e regjistrimit të popullsisë deri më 24 maj, ASK tregon procedurat që duhet ndjekur

Shtyrja e regjistrimit të popullsisë deri më 24 maj, ASK tregon procedurat që duhet ndjekur

Lajme
Bllokohet rruga Prishtinë-Gjilan, disa vetura ngecin në

Bllokohet rruga Prishtinë-Gjilan, disa vetura ngecin në "lloç"

Komunat
Qeveria e Kosovës miraton marrëveshjen me Danimarkën – burgu i Gjilanit do të përdoret për dënimet daneze

Qeveria e Kosovës miraton marrëveshjen me Danimarkën – burgu i Gjilanit do të përdoret për dënimet daneze

Lajme
Pas reshjeve të shiut, bllokohet Prishtina nga kolonat

Pas reshjeve të shiut, bllokohet Prishtina nga kolonat

Lajme
Investim prej 600 mijë euro në Klinikën e Onkologjisë, Kurti e Vitia përmendin rritjen e kapaciteteve dhe cilësinë e shërbimeve

Investim prej 600 mijë euro në Klinikën e Onkologjisë, Kurti e Vitia përmendin rritjen e kapaciteteve dhe cilësinë e shërbimeve

Lajme
Kalo në kategori