LAJMI I FUNDIT:

KMShK: Fëmijët mos keqpërdoren gjatë fushatës zgjedhore

KMShK: Fëmijët mos keqpërdoren gjatë fushatës zgjedhore

Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës u ka tërhequr vërejtjen mediave që të mos bëjnë shkelje të Kodit duke botuar fotografitë e fëmijëve nën moshën 18 vjeçare pa pëlqimin e prindit apo kujdestarit, si dhe të mos keqpërdoren fëmijët gjatë fushatës zgjedhore.

KMShK në mbledhjen e sotme, miratoi ankesën e Aurora Susurit kundër Gazetës Blic dhe portalit të revistës Kosovarja lidhur me artikullin “Ja sa janë rritur fëmijët e Aurora Susurit”.


Anëtarët e Bordit gjetën se është shkelur Kreun VI, pika 1, si dhe (Privatësia) Kreu VII, pika 1 e Kodit të Mediave të Shkruara, pasi “janë publikuar fotografitë e fëmijëve nën moshën 18 vjeçare pa pëlqimin e prindit ose kujdestarit”.

“KMShK nuk miratoi ankesën e Avdi Ferrit kundër Insajderit lidhur me lajmin “Ferri: Autobusët janë të vjetruar, u është ndërrruar ngjyra”. Kjo, pasi KMShK u bind se lajmi është nxjerr nga intervista e Z.Ferrit në KlanKosova, ku ai shpreh dyshimin e tij për shkak të nuancave të ndryshme të ngjyrës së autobusëve, për çka po bëhen hetime. Nuk u miratua as ankesa e kompanisë Index Kosova kundër portalit të Rrokum TV lidhur me lajmin me titull “Skandaloze: Sondazhi i Index Kosova’s bani të mundun abuzimin me miliona euro”. KMShK gjeti se ankesa ishte e përgjithësuar, nuk ofroi fakte relevante, ndonëse Sekretaria e KMShK-së e ka kërkuar këtë nga ankuesi”, thuhet në komunikatën.

KMShK shqyrtoi edhe katër ankesa të Devolli Group kundër gazetës Kosova Sot dhe gjeti se gazeta Kosova Sot ka shkelur Kreun II (Raportimi i së vërtetës), duke paraqitur qëndrimet vetëm të bashkëbiseduesve të zgjedhur nga redaksia, si dhe Kreun IV (E drejta për t’u përgjigjur), pasi nuk i’u mundësua edhe palës tjetër të shprehet lidhur me qëndrimet e botuara në këto artikuj.

Në trend Lajme

Më shumë
Hyn në fuqi marrëveshja, Shqipëria dhe Kosova heqin kontrollet në kufij për nëntë muaj

Hyn në fuqi marrëveshja, Shqipëria dhe Kosova heqin kontrollet në kufij për nëntë muaj

Lajme
Hapet segmenti tre kilometra që lidhet me Urën e Kukësit, ura hapet plotësisht brenda qershorit

Hapet segmenti tre kilometra që lidhet me Urën e Kukësit, ura hapet plotësisht brenda qershorit

Lajme
Kurti takon tri nënkryetaret serbe, konsultohet për lirinë e asocimit të komunave në veri

Kurti takon tri nënkryetaret serbe, konsultohet për lirinë e asocimit të komunave në veri

Lajme
Cameron flet për vizitën e tij në Kosovë, tregon se çfarë i tha sekretarit të NATO-s lidhur me KFOR-in

Cameron flet për vizitën e tij në Kosovë, tregon se çfarë i tha sekretarit të NATO-s lidhur me KFOR-in

Lajme
SBAShK i kërkon Qeverisë dialog dhe rritje të pagave për së paku 30% – paralajmëron veprime tjera sindikale

SBAShK i kërkon Qeverisë dialog dhe rritje të pagave për së paku 30% – paralajmëron veprime tjera sindikale

Lajme
Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori