LAJMI I FUNDIT:

KMDLNj: Udhëheqësit kryesorë të UÇK-së, të dhunuar nga Specialja – të pambrojtur nga shteti

KMDLNj: Udhëheqësit kryesorë të UÇK-së, të dhunuar nga Specialja – të pambrojtur nga shteti

KMDLNj ka shprehur shqetësimin se në vitin e katërt kur udhëheqësit kryesorë të UÇK-së po mbahen të paraburgosur si pengje politike në Njësinë e Paraburgimit të Gjykatës Raciste në Hagë, ata nuk kanë një datë dhe vit të caktuar se kur do të përfundojë gjykimi.

“Deri më tani janë dëgjuar 44 dëshmitarë të Prokurorisë Speciale Raciste, pjesa më e madhe e tyre janë serbë të aparatit policor dhe ushtarak të Serbisë apo edhe shqiptarë që janë rekrutuar dhe trajnuar nga sigurimi serb për të dëshmuar kundër të akuzuarve e që tani janë duke u gjykuar”, njofton KMDLNj.


KMDLNj thotë se proceset para Speciales janë kryesisht të mbyllura me ç’rast sipas tyre “shkulet rëndë parimi i publicitetit, sa i rëndësishëm aq edhe i nevojshëm që përmes një gjykimi transparent të bindet dhe sigurohet publiku se dëshmitë janë të sakta pas së cilave edhe vendimi gjyqësor do të ishte shumë më i besueshëm”.

“Ekaterina Trandafilova, një kuadër i Todor Zhivkovit, në jo pak raste ka shkelur parimin e prezumimit të pafajësisë duke deklaruar se të akuzuarit mund të dënohen edhe me burg të përjetshëm pa hasur në asnjë kundërshtim të institucioneve të vendit dhe komisioneve parlamentare që kanë mandat të mbrojnë të drejtat e njeriut”.

KMDLNJ thotë se kanë mbetur të merren në pyetje edhe së paku 100 dëshmitarë të ZPS-së në Hagë dhe sipas tyre nëse shkohet me dinamikën e tashme do të duheshin edhe tre (3) vite që të përfundojnë dëshminë këta dëshmitarë.

Pastaj sipas tyre duhet të dëgjohen edhe dëshmitarët e palës mbrojtëse që nënkupton se vetëm dëshmitarët do të marrin 4 deri 5 vjet e ardhshme.

“Është e pabesueshme dhe pa asnjë kuptim logjik që Kuvendi i Kosovës përkatësisht deputetët e këtij Kuvendi që thonë se janë themelues të kësaj Gjykate sikur që edhe kjo Gjykatë thirret në ligjet e Kosovës ndonëse me asgjë nuk i detyrohet Kuvendit të Kosovës dhe institucioneve të vendit, nuk kanë guxim që në një seancë apo më shumë seanca parlamentare të diskutojnë për shkeljet flagrante që iu bëhen personaliteteve më të larta ushtarake dhe politike, të gjithë shqiptarë dhe të gjithë shtetas të Kosovës”.

KMDLNj thotë se denoncon publikisht edhe mungesën e reagimit të organizatave që kanë ekskluzivitet në monitorim në këtë Burg si Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq në Gjenevë, Avokati i Popullit i Holandës dhe, mendermethënë Avokati i Popullit i Gjykatës Speciale.

“Nuk mbahet mend ndonjë proces gjyqësor i kësaj natyre  që po zgjatë aq shumë, që ka transparencë nën çdo minimum dhe ku shteti është kundër të akuzuarve të cilët edhe mund të llogariten se janë Etërit Themeltar të Lirisë, Pavarësisë dhe Shtetit të Kosovës”, thuhet mes tjerash ne komunikatën e KMDLNJ-së./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Lajme
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
'Çmontohet' rrjeti i drogës në Spanjë, 14 të arrestuar përfshirë edhe shqiptarë që transportonin tonelata me kanabis në Evropë

'Çmontohet' rrjeti i drogës në Spanjë, 14 të arrestuar përfshirë edhe shqiptarë që transportonin tonelata me kanabis në Evropë

Lajme
Hoxha: Peter Stano po e luan rolin e “kaubojit”

Hoxha: Peter Stano po e luan rolin e “kaubojit”

Lajme
28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

Drejtësi
Kalo në kategori