KMDLNJ kundërshton kthimin e refugjatëve

Ditë më parë u kthye nga Zvicra një grup i refugjatëve kosovarë të cilëve autoritetet zvicerane u kishin refuzuar lejeqëndrimin e mëtutjeshëm në këtë vend. Pjesa më e madhe e të kthyerve ishin të përkatësisë rome. Tashmë është paralajmëruar edhe kthimi i 10.000 refugjatëve nga Gjermania, kryesisht romë.
KMDLNJ vlerëson se nuk ka pengesa të drejtpërdrejta politike për kthimin e refugjatëve ngase më, kërcënim për dhunë nuk mund të përdoret si fakt për kërkim të azilit. Mirëpo, situata ekonomike dhe sociale në Republikën e Kosovës është skajshmërish në kundërshtim me mundësitë e pranimit të një numri aq të madh të refugjatëve . Papunësia e madhe ,varfëria e skajshme nuk krijojnë mjedis të përshtatshëm për një kthim të qëndrueshëm të refugjatëve dhe integrimin e tyre në shoqëri. Në këtë mozaik të varfërisë dhe papunësisë, refugjatët romë janë më situatë specifike sepse romët edhe ashtu jetojnë në kushte jashtëzakonisht të vështira në Kosovë .
Andaj, kthimi i refugjatëve romë në këtë kohë është kontribut konkret në përkeqësimin e gjendjes së tyre. Sipas KMDLNJ, Kosova nuk ka as infrastrukturë e as mundësi absorbimi të një numri aq të madh të refugjatëve të kthyer.
KMDLNJ tërheq vërejtje se marrëveshjet për kthim të refugjatëve janë nënshkruar kryesisht midis shteteve që i kthejnë refugjatët dhe ish- Jugosllavisë trashëgimtare e së cilës llogaritet të jetë Serbia. Institucionet e Republikës së Kosovës janë vënë para aktit të kryer ngase nuk kanë qenë pjesë aktive e këtyre marrëveshjeve! Ato vetëm po detyrohen ta zbatojnë atë marrëveshje. /Telegrafi/




















































