Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut (KMDLNJ) ka reaguar lidhur me seancën e sotme të Kuvendit për faturat e larta të energjisë elektrike.
KMDLNJ thotë se qytetarët e Kosovës janë plaçkitur brutalisht nga ZRrE, KESCO dhe duket segmente te caktuara institucionale me faturat e fundit që, në jo pak raste janë 400 për qind më të larta se ato të muajit paraprak.
“Reagimi i KMDLNj- së ka qenë i menjëhershëm duke kërkuar që Prokuroria e Shtetit të bëjë hetime sipas detyrës zyrtare, që qytetarët të mos i paguajnë faturat e plota, të ankohen në KESCO, të ngrenë padi në gjykata dhe të kundërshtojnë në mënyrë të organizuar përmes protestave”, thuhet në reagimin e KMDLNJ, transmeton Telegrafi.
Gjithashtu, KMDLNj ka kërkuar që të thirret një seancë e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës nga të gjithë deputetët e Kuvendit, pa dallime partiake, “sepse është çështje me interes të përgjithshëm dhe, në këto raste deputetët duhet të mbrojnë interesat e të gjithë qytetarëve të Kosovës, pavarësisht bindjeve politike, partive, përkatësisë nacionale apo statusit në shoqëri”.
“Në rrethana normale kjo seancë është dashur të thirret nga pozita. Në fakt, pozita po e kundërshton këtë seancë dhe me çdo kusht po përpiqet ta arsyetojë këtë hajni të pashembullt që i bëhet qytetarëve/votuesve të Kosovës. Me vet faktin se në seancën e jashtëzakonshme dolën pohimet se rryma që e blen KESCO nga KEK me 2 euro e 90 centë ndërsa ua faturon qytetarëve 14 euro e 45 cent është fakt i mjaftueshëm që të bëhen hetimet e shpejta duke filluar nga ZRrE që është koka e meduzës së keqpërdorimeve e deri te KESCO që është finalizuesi i keqpërdorimeve përmes faturave të fundit”.
KMDLNJ thotë se “në këtë mes do të gjendej edhe përgjegjësia institucionale. 100 eurot e ndara nga Qeveria kanë qëllim për mbytje të zhurmës ndërsa subvencionimi ka filluar vetëm pasi pati reagime të shumta dhe për t’i shmangur kundërshtimet e organizuara të qytetarëve që janë vjedhur haptas nga ZRrE, KESCO dhe ka dyshime edhe nga segmente të caktuara institucionale”.
“KMDLNj ka kundërshtuar këtë keqpërdorim të pamohueshëm duke kërkuar hetime dhe përgjegjësi sikur që e ka kundërshtuar diskriminimin e qytetarëve/konsumatorëve në baza etnike si shkelje e rëndë e të drejtave të njeriut. Në këtë kontekst KMDLNj ka kundërshtuar takimin me ZRrE, sepse pikërisht ky Rregullator ka përgjegjësinë kryesore profesionale, institucionale dhe mbase edhe penale për situatën e krijuar”.
Më tej në reagim thuhet se “KMDLNj thërret qytetarët e dëmtuar që të këmbëngulin në mbrojtje të drejtave të tyre duke shfrytëzuar çdo mundësi ligjore që e kanë si dhe protestat e organizuara si e drejtë demokratike dhe e drejtë e njeriut. Masat që i ka ndërmarrë Qeveria, si rrethanë e reagimit qytetar nuk e zgjidhin problemin, por e zbusin ne periudhën afatshkurtër”. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Kushtëzimi me Asociacionin, Kurti s’flet për qëndrimin e Gjermanisë rreth anëtarësimit të Kosovës në KiE
Gjykatësi Ivan Xholev është kryetari i ri i Shoqatës së Gjyqtarëve
Kryeministri malazez, Spajiq: Nuk do të heqim dorë nga NATO-ja dhe njohja e Kosovës
Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale: Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen
Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë
Publikohet dosja, si e rekrutoi inteligjenca ruse Mikhail Zorin të vinte në Shqipëri dhe të mblidhte informacione
Arrestohet i riu nga Klina, dyshohet se abuzoi seksualisht me një fëmijë - videon e publikoi në "TikTok"
Ahmeti, Siljanovskës: Ushtarët e UÇK-së kanë luftuar për liri, nuk kanë qenë dezertorë
Kadri Veseli e padit për shpifje deputetin e LVV-së
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur
“Shko atje ku ka deve, kjo tokë është Evropë” – përplasje e ashpër mes Kelmendit dhe Shalës
Vëllai i Rrustem Llapit flet për vrasjen e serbit në Gjermani: Është zënë diçka ngushtë Rrusta, ai as shijen e alkoolit nuk e di
Pse SHBA-ja bleu 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Eksperti i leximit të buzëve zbulon fjalët që Salah ia tha Kloppit gjatë përplasjes së ashpër
Mësohet arsyeja pse Liverpooli vendosi kundër emërimit të Ruben Amorim si trajner të ri