LAJMI I FUNDIT:

KMDLNJ: Flora Brovina nuk ka marrë asnjë fotografi nga ne

KMDLNJ: Flora Brovina nuk ka marrë asnjë fotografi nga ne

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Flora Brovina në një prononcim për media ka deklaruar se foton që e ka bërë publike dje në Kuvendin e Kosovës e që ka nxitur shumë reagime e paska marrë nga Mevlude Saraçi kurse lejen për përdorimin e saj e paska marrë përmes telefonit nga një zyrtar/aktivist i KMDLNj-së në vitin 2003.

“KMDLNj fuqishëm e përgënjeshtron këtë pohim të Flora Brovinës për faktin se nuk është i vërtetë. Për 30 vite të veprimtarisë së KMDLNj-së kurrë nuk ka ndodhur që dikush ta demantojë një fotografi apo informatë të Këshillit. Është një procedurë si merren fotografitë në KMDLNj dhe kjo nuk mund të ndodhë pa lejen e Zyrës në Prishtinë. Si mund të ndodhë që kjo fotografi të mos jetë në zyrat në Prishtinë apo zyrat tjera e këtë ta ketë një person privat? Çdo zyrë e KMDLNj-së në Kosovë e ka pasur përgjegjësinë edhe në vitin 2003 prandaj nuk ka mundur të ndodhë kjo çka deklaron zonja Brovina”, thuhet në një reagim të KMDLNJ-së.

Flora Brovina tregon se ku e mori fotografinë: Ndihem e tradhtuar
Lexo po ashtu Flora Brovina tregon se ku e mori fotografinë: Ndihem e tradhtuar

Në deklaratë thuhet se Policia e Kosovës dhe Prokuroria Speciale e ka të qartë procedurën se si merren materialet në KMDLNj sikur edhe fotografitë për faktin se shërbehen me këto materiale sidomos kur trajtohen rastet e krimeve të luftës.


Në deklaratë thuhet se këtë fotografi për herë të parë drejtori i KMDLNj-së e ka parë në hapësirën e bufesë të Kuvendit të Kosovës, më 16 maj disa minuta pa u bërë publike.

Mevlyde Saraçi: Nuk i kam dhënë zarf Flora Brovinës, do ta padisë për shpifje
Lexo po ashtu Mevlyde Saraçi: Nuk i kam dhënë zarf Flora Brovinës, do ta padisë për shpifje

“Ajo nuk ka qenë foto por një letër e printuar apo fotokopje dhe i ka sugjeruar deputetes Brovina të mos e bëjë publike. KMDLNj kërkon dhe pret një kërkim falje publike nga deputetja Brovina e kjo nuk nënkupton që hetuesia të mos e bëjë punën që e obligon Ligji. Për shkak të situatës së krijuar, KMDLNj nuk do e kallëzojë penalisht deputeten Brovina e cila duhet ta sqarojë si dhe pse ka ardhur në këtë gjendje e cila për të është jashtëzakonisht e rëndë”, thuhet në deklaratë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
LVV konteston rezultatet e zgjedhjeve në disa qendra votimi, kërkon korrigjime nga KQZ

LVV konteston rezultatet e zgjedhjeve në disa qendra votimi, kërkon korrigjime nga KQZ

Politikë
KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

Lajme
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
Ekspertët alarmojnë për sigurinë e faqes së KQZ-së – e infektuar me

Ekspertët alarmojnë për sigurinë e faqes së KQZ-së – e infektuar me "malware" që vjedh të dhëna

Lajme
Zafir Berisha për deklaratën e Lladrovcit për Limajn: Po e luan rolin e Burdushit, nuk biem në nivelin e tij

Zafir Berisha për deklaratën e Lladrovcit për Limajn: Po e luan rolin e Burdushit, nuk biem në nivelin e tij

Lajme
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Kalo në kategori