Sheffield United janë në një pozitë jo të mirë, pasi ka dalë që klubi ka marrë një hua prej 3 milion dollarësh nga familja e Osama bin Ladenit.

Sipas Daily Telegraph, një gjykatës i Gjykatës së Lartë po shqyrton një transaksion në mes të bashkëpronarëve Kevin McCabe dhe Princit Abdullah bin Musa'ad bin Abdul Aziz, i cili është anëtar i familjes mbretërore të Arabisë Saudite.


Është raportuar se në ditën e katërt të seancave dëgjimore, klubi mori një hua prej 3 milionë dollarësh nga 'Project Delta’, që sipas gjurmimeve qon tek themeluesi i Al-Kaidës dhe familja e ish-udhëheqësit.

BIN LADEN

Barrister Andreas Gledhill QC, i cili përfaqëson ekipin e princit Abdullah, ka thënë se McCabe ishte i vetëdijshëm se nga ku kishte ardhur financimi,

Në fakt, mediumi Star Sheffield ka raportuar se McCabe e dinte se paratë kishin ardhur nga një burim tjetër, përkatësisht një anëtar i familjes së Bin Laden.

99b932465cddb39444714fefecc48b89 Sheffield United

Pronarët e Sheffield United kanë secili nga 50 për qind të aksioneve në klub.

McCabe, 71 vjeç, u takua me Abdullah, 54 vjeç, në vitin 2013, kur ishte duke kërkuar që dikush të investonte në klub.

Abdullah pranoi të investonte 10 milionë funte në klub.

1a465ce75cdd9aa94471c2bbb6e4a030 Trjaneri i Sheffield United, Chris Wilder

Gjyqi do të vazhdojë në javët e ardhme.

Bin Laden u vra në vitin 2011 në Pakistan. /Telegrafi/

telegrafi sport app