LAJMI I FUNDIT:

Klubi i Prodhuesve memorandum bashkëpunimi me Ministrinë e Zhvillimit Rajonal

Klubi i Prodhuesve memorandum bashkëpunimi me Ministrinë e Zhvillimit Rajonal

Klubi i Prodhuesve të Kosovës sot nënshkroi një memorandum bashkëpunimi me Ministria e Zhvillimit Rajonal (MZHR).

Sipas njoftimit, memorandumi i nënshkruar ka për qëllim thellimin e bashkëpunimit në mes të Klubit të Prodhuesve dhe MZHR-së, për të kontribuar për zhvillimin ekonomik dhe bashkëpunimin rajonal në Kosovë.


Synimi i përbashkët është bashkëpunimi i ndërsjellë, për të siguruar realizimin e aktiviteteve të përbashkëta në avancimin e zhvillimit socio – ekonomik rajonal, dhe duke përfaqësuar interesin publik midis komunitetit të biznesit dhe autoriteteve publike.

Po ashtu, ky memorandum ka për qëllim, shpërndarjen e informacioneve tek prodhuesit lidhur me lansimin dhe implementimin e programeve nga MZHR për përkrahje të bizneseve.

Promovimin e bizneseve përfituese të MZHR-së dhe produkteve të cilat ata i prodhojnë, por edhe për ngritjen e kapaciteteve të bizneseve përmes formave të ndryshme të aplikimit, duke përfshi edhe partner tjerë potencial vendor dhe ndërkombëtar.

Memorandumi u nënshkrua nga drejtori ekzekutiv i KPK-së, Astrit Panxha dhe ministrit të Zhvillimit Rajonal, Enis Kervan. /Telegrafi/