LAJMI I FUNDIT:

Klosi: Në fund të muajit Shqipëria hap kufijtë tokësorë

Klosi: Në fund të muajit Shqipëria hap kufijtë tokësorë

Ministri i Mjedisit dhe Turizmit, Blendi Klosi, tha se brenda këtij muaji do të hapen kufijtë tokësorë me vendet e rajonit.

Sipas tij, kjo hapje do t’i japë frymë turizmit në Shqipëri, i cili në fakt është një prej sektorëve që është goditur më shumë nga pandemia globale e COVID-19.


Ministri Klosi nuk dha një datë konkrete se kur njerëzit do lejohen të hyjnë në det, por shtoi se kushti kryesor është që të ruhet distanca dhe higjiena personale.

“Kjo kur do të fillojë sezoni, nuk ka sezon, ne në Shqipëri kemi 12 muaj  mundësi për të bërë turizëm. Kur të kemi garancinë kur ne nuk do të shqyhemi. Pra, kur të kemi disa rregulla për të ruajtur jetën e qytetarëve. Në kudër të kësaj strategjie, ne e kemi thënë se kemi hapur baret dhe lokalet. Ajo që dihet në këto momente është ruajtja e distancimit social dhe higjiena. Strukturat nuk do lejohen të hapen pa asnjë rregull. Tani është distancim social dhe higjiena, nëse këto kushte respektohen, ne shpresojmë që brenda këtij muaji te kemi hapjen e kufijve tokësorë.  Për këtë kam pasur një bisedë të gjatë me ministrin kosovar, malazez, dhe të Maqedonisë së Veriut. Bëmë dhe një deklaratë të përbashkët”, tha Klosi në euronewsal.

Ai shtoi në emisionin “Ilva Now” se kufijtë tokësorë mund të hapen edhe me Greqinë, por në një kohë të dytë. “Po edhe Greqia, por Greqia është pak më shumë afër rregullave europiane. Me Greqinë kemi akoma një dakordësi bilaterlae, kur ata të kenë një hapje evropiane të kemi edhe një hapje me Greqinë. Ne duam që me vendet e rajonit të kemi një hapje të kufirit tokësor brenda këtij muaji dhe kjo është një ndjesi pozitive. Duhet që ne të kemi dakordësi me ministrinë e Shëndetësisë dhe ekspertët shëndetësorë, pra për të hequr karantinën”, tha Klosi.

Ministri i Turizmit, tha më tej se këtë sezon nuk duhet pritur i njëjti numër turistësh si vitin e kaluar, pasi Banka Botërore ka parashikuar një rënie në fushën e turizmit deri në 40%.

Klosi përmendi faktin favorizues se vetëm 9% e turistëve në Shqipëri vijnë nga ajri.

“Në Shqipëri kemi përfitimin se turizmi që vjen nga ajri është më pak se 9%. Nga turizmi detar dhe tokësor të mbajmë ekonominë. Jemi industri në rritje. Do të kemi kontroll të rregullave ekzistuese dhe garantimin e kushteve të higjienës”, tha ministri.

Në trend Lajme

Më shumë
Kryeministri tha se marrëveshja e 2015-ës me Serbinë shkel Kushtetutën, reagon Mustafa: Është sajesë dhe gënjeshtër e Kurtit

Kryeministri tha se marrëveshja e 2015-ës me Serbinë shkel Kushtetutën, reagon Mustafa: Është sajesë dhe gënjeshtër e Kurtit

Lajme
Çka po synon Serbia me testimin e armëve në kufi me Kosovën, flasin ish-ushtarakët

Çka po synon Serbia me testimin e armëve në kufi me Kosovën, flasin ish-ushtarakët

Siguri
Vuçiq e quan “hipokrit” reagimin e ndërkombëtarëve për ndalimin e qytetarëve të Kosovës

Vuçiq e quan “hipokrit” reagimin e ndërkombëtarëve për ndalimin e qytetarëve të Kosovës

Lajme
Policia kërkon ndihmë për identifikim e dy të dyshuarve për

Policia kërkon ndihmë për identifikim e dy të dyshuarve për "shpërdorim të pasurisë së huaj"

Kronika e Zezë
Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë, Kurti: Në këtë 11-vjetor shteti serb në Peshter të Sanxhakut do të lansojë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë

Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë, Kurti: Në këtë 11-vjetor shteti serb në Peshter të Sanxhakut do të lansojë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë

Lajme
​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

Siguri
Kalo në kategori