Deti është i të gjithë shqiptarëve dhe ta trajtojmë si destinacion të përbashkët, ku ne si shqiptari të bëjmë një kombinim të natyrave këtej dhe andej bjeshkëve dhe bregdetit së bashku, duhet t’i ofrohet si paketë turistike të gjithë rajonit. Kështu ka thënë ministri shqiptar i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi.
Klosi thotë se ky është objekti i Qeverisë shqiptare për sezonin turistik në Shqipëri, ndërsa shton se problem ngelen kufijtë për shkak të pandemisë COVID-19 dhe turizmi i organizuar sjellë më shumë të ardhura.
“Në një vend normal turizmi duhet të kishte filluar që në prill deri në fund të nëntorit, pasi oferta dhe operatorët punonin. Vendet si Ukraina, Izraeli dhe Poloni kanë filluar të sjellin charter-at e tyre, fundjava është me shifra të mira turistike, por problem ngelen kufijtë. Problem është turizmi i organizuar”, e ka thënë Klosi.
Por pavarësisht problemeve Klosi theksoi se po punohet në fushën diplomatike, për ta bërë Shqipërinë një treg të ri rajonal, ku njoftoi se vizita e parë do të jetë në Kosovë për të hapur kufirin. Sipas tij sezoni i këtij viti do të jetë më i mirë se 2020, falë politikës së kufijve të hapur.
“2021 do të jetë shumë më mirë se 2020, do të kemi shifra të larta më shumë se 2020, falë një politike të kufijve të hapur dhe sidomos rajonit, shqiptarët besoj do të vijnë në Shqipëri dhe kjo do të ndodhë me Maqedoninë e Veriut dhe Serbinë dhe do të kemi një treg të ri, tregun e rajonit shumë më të mirë se 2020. Shqipëria ka ofertë të mirë turistike, ka çmime të favorshme për këtë biznes me shumë problematika të 2021. Besoj do kemi një sezon turistik më të mirë. Po përgatitemi. Kemi 2 aspekte; të punojmë në fushën diplomatike, lëvizshmëria brenda Evropës, për shkak të pandemisë. Do kemi vizita në Kosovë si vend i parë për të hapur kufirin për të mos krijuar pengesa në kufi. Një qytetar i Prishtinës apo Prizrenit duhet të ketë një ndjesi që ka një qytetar i Tiranë”, shton ai.
Një tjetër lehtësi për turizmin, Klosi përmendi funksionimin e lirë dhe pa kufizime, si edhe investimet në infrastrukturë. Ai tha se ky sektor është prioritet i qeverisë në mandatin e tretë
“Lehtësia më e madhe që i bëjmë është që e lëmë të funksionojë i lirë. Në gjithë vendet e tjera ka kufizime, në Shqipëri nuk ka kufizime, bëjnë biznes pa kufizim, kanë rezistuar. Ndihmesa më e madhe është investimi në infrastrukturë që janë të jashtëzakonshme në mandatin e tretë e ka një nga prioritetet e deklaruara të tij. Nuk na mjaftojnë vetëm strukturat akomoduese portet e aeroportet, by-pass, na duhen investime në infrastrukturë. Janë investime të qenësishme. Vjet ia dolëm të kishim komunikim diplomati me qeverinë polake, që ta kenë Shqipërinë pa kufizime, Shqipëria ishte ndër të paktat vende që kishim raport me turizmin besoj që do të kemi shifra të konsiderueshme. Izraeli po funksionon me kapacitet të plotë. Është një politikë nga shtetet, por më shumë politikë biznesi. Shqipëria është atraktive, ka çmim dhe numra të ulët të pandemisë dhe politika të qeta në kufi. Turizmi bazohet në detaje, nuk mjafton vetëm deti, jemi destinacion i pëlqyer për operatorët turistikë”, thotë Klosi.
Klosi theksoi se po punohet për hartimin e një strategjie për ta bërë Shqipërinë kampione të turizmit në Ballkan, ndërsa u bëri thirrje operatorëve turistikë për menaxhimin e stacioneve të plazhit, që kryefjalë të kenë sigurinë e jetës dhe shërbimit, si dhe standardet e pastërtisë e higjienës.
“Po përpiqemi, kemi filluar në botën online duam të bëjmë një strategji që të bëhet kampione e turizmit në Ballkan, duam të krijojmë paketë të re turistike, atë që kanë bërë shtete të rëndësishme si Kroacia, duam të krijojmë një industri të re që të jetë konkurruese në rajon dhe të përgatitemi më shumë. U bëj thirrje operatorëve turistikë për menaxhimin e stacioneve të plazhit, të kemi një sezon që kryefjalë të kenë sigurinë e jetës dhe shërbimit të kemi standardet, të ruajmë pastërtinë dhe higjienën e plazheve tona”, përfundon ai. /A2News/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKush është Stane Gashi, "nëna e UÇK-së"
Rasti i 2.1 milionëshit, zëvendësministri Sallahu: 500 mijë euro janë në një bankë në Turqi, po punojmë me autoritetet atje që t’i kthehen Thesarit të Shtetit
Raportet Kosovë-Serbi, Steinbaum: Shkëmbimi i territoreve mund të rikthehet si ide nga administrata Trump
Meta nga burgu: Njerëz të SPAK më kanë sugjeruar të arratisem, s’ka akuzë zyrtare ndaj meje
Temperaturat sot në Kosovë deri në 7 gradë Celsius
Detaje nga dosja: Viktimat e të pandehurit kishin lënë një takim para vrasjes në Klinë, një familjar tha se 'do të marrë hak'
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Platforma ku mund ta shikoni duelin e vitit Jake Paul - Mike Tyson
Cristiano Ronaldo po largohet nga Al Nassr shkaku i garës së FIFA-s
Publikohet lista e plotë me rregullat kontroverse për luftën Mike Tyson - Jake Paul
Trump dëshiron ta mbyllë Departamentin e Arsimit - çfarë do të thotë kjo për edukimin shkollor
Ledri Vula e pranon se ka fjetur me një fanse
John Thune zgjidhet kryetar i Senatit Amerikan - kandidati që donin shqiptaro-amerikanët