Klopp po negocion me Real Madridin, ka vendosur një kusht të qartë për kalimin e tij në ‘Bernabeu’

Shumë burime pohuan se trajneri gjerman Jurgen Klopp nuk është aspak i interesuar të marrë përsipër stolin e Real Madridi, por tani janë publikuar informacione kontradiktore.
Sipas faqes angleze të futbollit The Touchline, e ndjekur nga mbi 1.5 milion njerëz në platformën X, Klopp dhe Real Madrid janë në negociata.
Klopp thuhet se vendosi një kusht të qartë për kalimin e tij, që është se ai dëshiron të ketë autoritet të plotë mbi çdo sektor të ekipit të parë, përfshirë politikën e transferimeve.
Deri më tani, asnjë trajner te Real Madridi nuk e ka pasur këtë, dhe i njëjti burim pohon se në atë rast ra zilja për Dani Carvajal dhe Ferlando Mendy, të cilët Klopp nuk i dëshiron fare.
🚨 𝐄𝐗𝐂𝐋𝐔𝐒𝐈𝐕𝐄: Jürgen Klopp demands full control over departures and signings if he were to take over the managerial job at Real Madrid in the summer.
Dani Carvajal and Ferland Mendy would not be in his plans. pic.twitter.com/TDRyK0SQNp
— The Touchline | 𝐓 (@TouchlineX) January 23, 2026
Spekulimet vijnë si një surprizë e madhe sepse Klopp, i cili aktualisht është i punësuar te Red Bull si kreu i të gjitha operacioneve të futbollit, ka thënë vazhdimisht se nuk është i interesuar të marrë drejtimin e Realit.
Gjermani së fundmi i dërgoi një mesazh drejtuesve të klubit madrilen në lidhje me planifikimin sportiv dhe në atë kohë mohoi çdo interes për të marrë përsipër stolin e Real Madridit.
Ju kujtojmë se Real Madridi ka kaluar një periudhë të trazuar që kulmoi me shkarkimin krejtësisht të papritur të legjendës së klubit, Xabi Alonso, i cili mori drejtimin e ekipit gjatë verës. /Telegrafi/





















































