Jurgen Klopp është ndarë i kënaqur me kualifikimin e Liverpoolit ndaj Bayern Munich.

Reds fituan 3-1 si mysafir për të kaluar tutje, duke e shkruar emrin në mesin e tetë klubeve më të mira të Evropës për këtë edicion.


Klopp foli fillimisht për lëndimin e Henderson.

GettyImages 1134885725 Klopp. (Photo by Michael Regan/Getty Images)

"Jordan Henderson e ka ndrydhur kyçin e këmbës, shpresoj se nuk është shumë serioze”.

Në anën tjetër edhe Andy Robertson ka marr karton të verdhë të panevojshëm duke munduar në ndeshjen e parë çerekfinale.

"Ishte budallallëk, por ai ende është një djalë i ri. Nuk duhet të shqetësohemi për gjëra të tilla".

1 Bayern Munich v Liverpool UEFA Champions League Round of 16 2nd leg Football Allianz Arena Mun

Përndryshe, Klopp ishte i kënaqur me rezultatin.

"Virgil van Dijk i jep organizim grupit dhe është i rrezikshëm. Ai ka një kërcënim masiv”.

"Në një ndeshje si kjo, do të ketë gabime, por ju duhet të qëndroni në lojë. Kontrolloni momentet që ju mund të kontrolloni dhe të qëndroni në lojë”.

1 FBL EUR C1 BAYERN MUNICH LIVERPOOL

"Ne shënuam edhe dy të tjerët dhe mund të kishim shënuar edhe një tjetër me atë rast të Mohamed Salah", ka thënë Klopp pas ndeshjes. /Telegrafi/

telegrafi sport app