Jurgen Klopp ka insistuar se lojtarët nuk do të largohen në këtë verë, nëse Liverpooli nuk arrin të kualifikohet në Ligën e Kmapionëve.

The Reds janë duke luftuar në këtë edicion për një vend në top katërshe, derisa për ta erdhi edhe humbja e katërt në Anfield, tani nga Chelsea me rezultat 1-0.


Klopp beson se lojtarët e tij nuk do të largohen nga skuadra edhe nëse nuk ia dalin të kualifikohen për garën për të madhe për klube në Evropë.

klopp 5

“Ky klub nuk do të jetë jashtë Ligës së Kampionëve", ka thënë trajneri gjerman.

"Ky vit është i vështirë, ne e dimë atë, por potenciali dhe fuqia e klubit është krejtësisht e ndryshme”.

liverpool 1

“Ky është një sezon ku duhet të kesh vrull dhe asnjëherë nuk e morëm, kjo është e vërtetë. Por, nuk thotë asgjë për të ardhmen, ky klub është në një pozitë vërtet të mirë. Në kohë të vështira, padyshim, por në një pozitë më të mirë se klubet e tjera do të thosha”.

“Unë e kuptoj atë që ka ndodhur në të kaluarën, por ajo që mund të them [është se] askush nuk duhet të shqetësohet për të ardhmen e klubit sepse është në duar të mira dhe ne kemi një ekip vërtet të mirë së bashku”.

951717 liverpool 2

"Kjo është padyshim baza më e mirë për një të ardhme të mirë së bashku", ka shtuar më tej Jurgen Klopp.

Liverpooli është aktualisht në vendin e shtatë me 43 pikë, katër më pak se Chelsea që është në të katërtin. /Telegrafi/

telegrafi sport app