LAJMI I FUNDIT:

Klithma e bashkëshortes së viktimës në Charlotte: “Mos qëlloni!” (Video)

Klithma e bashkëshortes së viktimës në Charlotte: “Mos qëlloni!” (Video)

Momenti kur policia në Charlotte të Karolinës së Veriut në SHBA qëlloi një person me ngjyrë u regjistrua në video nga bashkëshortja e viktimës, e cila dëgjohet teksa u lutet oficerëve: “Mos e qëlloni!”.

Në pamje, Rakeyia Scott i thotë bashkëshortit Keith Scott që të dalë nga makina, në një kohë kur policia e lokalitetit Sharlot e kishte rrethuar atë.

Videoja nuk tregon momentin e të shtënave dhe as nuk tregon nëse Scott ishte i armatosur, sikurse pretendon policia.


Agjentët dëgjohen teksa i bërtasin afroamerikanit që të hedhë armën, ndërsa bashkëshortja e tij dëgjohet teksa u thotë atyre se Keith është i çarmatosur.

Të premten mbrëma, me orën lokale, disa qindra protestues dolën në rrugë për të manifestuar kundër vrasjes, por ata ishin më të pakët në numër se pjesëmarrësit në tubimet e tre netëve më parë.

“Pa drejtësi nuk ka paqe” dhe “Publikoni videon”, ishin thirrjet e tyre, që i drejtoheshin agjentëve me kamerat e montuara në uniformën e tyre.

Në trend Botë

Më shumë

"Ke folur mjaftueshëm, ju nuk do të fitoni", momente tensioni nga takimi Trump Zelensky

Amerika
Zelensky largohet nga Shtëpia e Bardhë pa nënshkruar marrëveshjen për mineralet

Zelensky largohet nga Shtëpia e Bardhë pa nënshkruar marrëveshjen për mineralet

Botë
Trump i drejtohet Zelenskyt: Po luan me një Luftë të Tretë Botërore, nënshkruajeni marrëveshjen ose ne jemi jashtë

Trump i drejtohet Zelenskyt: Po luan me një Luftë të Tretë Botërore, nënshkruajeni marrëveshjen ose ne jemi jashtë

Botë
Trump anulon konferencën e përbashkët për shtyp me Zelenskyn: Mund të kthehet kur të jetë i gatshëm për paqe

Trump anulon konferencën e përbashkët për shtyp me Zelenskyn: Mund të kthehet kur të jetë i gatshëm për paqe

Amerika
Zbulohen detaje se si erdhi deri te anulimi i bisedimeve të Trump me Zelenskyn – dhe largimi i tij nga Shtëpia e Bardhë

Zbulohen detaje se si erdhi deri te anulimi i bisedimeve të Trump me Zelenskyn – dhe largimi i tij nga Shtëpia e Bardhë

Botë
Videoja që tregon në tërësi përplasjen e ashpër verbale mes Trumpit, Zelenskyt dhe Vance

Videoja që tregon në tërësi përplasjen e ashpër verbale mes Trumpit, Zelenskyt dhe Vance

Botë
Kalo në kategori