LAJMI I FUNDIT:

Klinika Gjinekologjike në QKUK së shpejti me shërbimin Fertilizimi In Vitro, drejtori Ndrejaj shpalos detajet

Klinika Gjinekologjike në QKUK së shpejti me shërbimin Fertilizimi In Vitro, drejtori Ndrejaj shpalos detajet

Klinika Obstetrike dhe Gjinekologjike në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës aktualisht gjendet në fazën e renovimeve.

Drejtori i kësaj klinike, Zef Ndrejaj thotë se pas renovimeve, kushtet në këtë klinikë do të përmirësohen.


“Në Klinikën e Gjinekologjisë jemi në renovim në tri reparte të mëdha që janë të rëndësishme, në dy reparte të lehonave, dhe renovime në ambulancën specialiste. Renovimet pritet të zgjasin rreth tre muaj. Pas renovimit presim përmirësim të punës dhe përmirësim të kushteve për pacientë, kushte higjinike, kushte të komodimit, qëndrimi në spital”, ka thënë Ndrejaj për Telegrafin.

Rritja e rasteve me kancer të qafës së mitrës, Ndrejaj: Prindërit të mos hezitojnë t'i vaksinojnë fëmijët, preferohet të merret para se të kenë marrëdhënie seksuale
Lexo po ashtu Rritja e rasteve me kancer të qafës së mitrës, Ndrejaj: Prindërit të mos hezitojnë t'i vaksinojnë fëmijët, preferohet të merret para se të kenë marrëdhënie seksuale

Gjithashtu, Ndrejaj bëri të ditur se janë në pritje që në klinikë të aktivizohet edhe reparti për Fertilizimi In Vitro.

“Presim edhe këtë vit aktivizimin e reaprtit të IVF( Fertilizimi In Vitro), është në procedurë të tenderimit, sapo të përfundojë procedura edhe ai repart të fillojë punën”, tha mes tjerash drejtori.

Gjatë intervistës, Ndrejaj ka folur edhe për stafin që është aktualisht në këtë klinikë, derisa tha se në të ardhmen do të shtojnë stafin e infermierëve, pasi që stafi që është tani është më i vjetëruar dhe brenda pak vitesh ata do të pensionohen./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Kosova pranë anëtarësimit në KiE, Bakoyannis: Asnjë kandidati nuk i janë kërkuar kaq shumë reforma

Kosova pranë anëtarësimit në KiE, Bakoyannis: Asnjë kandidati nuk i janë kërkuar kaq shumë reforma

Lajme
Hyn në fuqi marrëveshja, Shqipëria dhe Kosova heqin kontrollet në kufij për nëntë muaj

Hyn në fuqi marrëveshja, Shqipëria dhe Kosova heqin kontrollet në kufij për nëntë muaj

Lajme
Hapet segmenti tre kilometra që lidhet me Urën e Kukësit, ura hapet plotësisht brenda qershorit

Hapet segmenti tre kilometra që lidhet me Urën e Kukësit, ura hapet plotësisht brenda qershorit

Lajme
Kurti takon tri nënkryetaret serbe, konsultohet për lirinë e asocimit të komunave në veri

Kurti takon tri nënkryetaret serbe, konsultohet për lirinë e asocimit të komunave në veri

Lajme
Gjykata Speciale, përfundon dëshmia e dëshmitarit të 60-të, gjykimi në ndaj Thaçit dhe të tjerëve rinis më 6 maj

Gjykata Speciale, përfundon dëshmia e dëshmitarit të 60-të, gjykimi në ndaj Thaçit dhe të tjerëve rinis më 6 maj

Drejtësi
Kalo në kategori