Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, dhe drejtori i SHSKUK-së, Basri Sejdiu, kanë vizituar Klinikën e Neonatologjisë ku janë dorëzuar zyrtarisht 3 respiratorë, të cilët do të ndikojnë drejtpërdrejt në rritjen e cilësisë gjatë trajtimit të foshnjave të porsalindura me probleme shëndetësore, bën të ditur SHSKUK përmes një komunikate për media.
Respiratori është një pajisje që mbështet foshnjat, që kanë nevojë më të lartë të oksigjenit dhe presioneve, për shkak të infeksioneve të ndryshme apo anomalive të lindura, si dhe foshnjat e lindura para kohe.
Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, tha se në mungesë të aparaturave mjekësore, në veçanti në Klinikën e Neonatologjisë, shpeshherë mjekët nuk kanë mundur t’u japin trajtimin e duhur shëndetësor foshnjave.
“Në kuadër të furnizimit me pajisje të reja që kemi bërë gjatë gjithë vitit në këtë klinikë, tani u kemi dorëzuar edhe 3 respiratorë në vlerë prej 43 mijë eurove, për trajtimin e foshnjave të porsalindura me probleme shëndetësore”.
“Këto aparatura do të rrisin cilësinë e trajtimit, në veçanti te foshnjat që kanë problem me mushkëri apo zemër. Këtë vit kemi kontraktuar edhe shumë pajisje tjera për këtë klinikë për të siguruar shëndet për fëmijët tanë”, tha Ismaili.
Drejtori i SHSKUK-së, Basri Sejdiu, ndërkaq, premtoi se në Klinikën e Neonatologjisë do të ketë edhe investime të tjera, në mënyrë që foshnjat të kenë trajtim sa më dinjitoz.
“Kemi investuar në pajisje në Klinikën Neonatologjisë, poashtu në infrastrukturë. Do të ketë edhe investime tjera në aparaturë, infrastrukturë dhe staf profesional. Me këtë, do të ofrohen kushte më të mira të punës, që mundësojnë edhe nivel më të mirë profesional dhe foshnjat të kenë një përkujdesje më të madhe”, theksoi Sejdiu
Drejtori i Klinikës së Neonatologjisë, Xhevdet Gojnovci, në anën tjetër, deklaroi se aparatura e re e bën më të lehtë punën e stafit mjekësor dhe ofron tretman më të mirë për fëmijët e sëmurë.
“Ardhja e pajisjeve të reja e lehtëson punën, sepse, shpesh, në mungesë të pajisjeve, më herët kemi pasur më të vështirë trajtimin e foshnjave me probleme shëndetësore. Tash, nuk kemi këso probleme dhe ardhja e aparaturës së re e rrit shumë cilësinë e shërbimeve”, thotë Gojnovci.
Ministria e Shëndetësisë dhe SHSKUK kanë hartuar politika konkrete për investime në pajisje, në përputhje me nevojat e klinikave dhe spitaleve regjionale, me synim të përmirësimit të kushteve rreth ofrimit të shërbimeve për pacientin. /kp/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Nga ngrohja në Prishtinë te infrastruktura, si po ndikon pezullimi i fondeve të BE-së për Kosovën

FSK në vendin e 141-të, publikohet indeksi i fuqive ushtarake në botë

Plazh në shkurt, pushuesit në Vlorë sfidojnë temperaturat e ulta dhe lahen në det

Temperaturat shënojnë rritje - ja si do të jetë moti gjatë javës së ardhshme

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Ende nuk janë numëruar mbi 96 mijë vota

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë