LAJMI I FUNDIT:

Klinika Amerikane feston 10 vjetorin në Spital të Ri

Klinika Amerikane feston 10 vjetorin në Spital të Ri

Në 10-të vjetorit e punës, Klinika Amerikane kurorëzon me objekt të ri, të cilin e përuruan sot në një ceremoni madhështore, ku morën pjesë përfaqësues të institucioneve vendore dhe ndërkombëtare, mjekë dhe mysafirë të shumtë.

Ky objekt i cili tanimë do t’ju ofroj qytetarëve shërbime mjekësore me standarde ndërkombëtare, plotëson standardet më moderne të mjekësisë dhe ka pajisje të teknologjisë më të fundit.


Me këtë rast, në fjalimin e tij Dr. Spec. Behar Kusari, njëherit edhe themelues i këtij spitali tregoi për punën dhe përkushtimin e personelit duke filluar nga personeli mjekësor e deri te administrata dhe punëtorët teknik, për këto dhjetë vite, që nga themelimi i Klinikës Amerikane në Prishtinë.

“Puna jonë në sektorin privat filloi në vitin 1995, në një klinikë me staf të vogël por më një përkushtim të lartë profesional. Vërtet ishte një sakrificë e madhe, ku kemi parasysh situatën nëpër të cilën ka kaluar Kosova gjatë asaj periudhe”, tha dr. Kusari.

“Pikërisht me datë 8 Mars të vitit 2007, ishte data kur hapëm qendrën për infertilitet dhe trajtim të shëndetit femëror, Klinikën Amerikane. Që nga kjo periudhë ju kemi mundësuar shumë qifteve ta përjetojnë ndjenjën e të qenurit prind. Sot pikërisht me 8 Mars të vitit 2017, me rastin e 10 vjetorit, Klinika Amerikane po përuron spitalin e ri, duke u zgjeruar me shërbim të lindjes si dhe në një të ardhme të afërt pritet të zgjerohet edhe me shërbimin e kirurgjisë në bashkëpunim me kolegët vendor si dhe ata ndërkombëtarë”, tha dr.Kusari

Ambientin, shërbimet dhe aparaturat, të pranishmit patën rastin që ti shohin për së afërmi, të përcjellur nga stafi i Klinikës Amerikane, të cilët edhe ju shpjeguan mysafirëve në detaje lidhur me shërbimet e ofruara, por edhe me pajisjet e reja. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Presidentja Osmani në SHBA, merr “mësimin e parë” në pilotimin e helikopterit nga piloti që shërbeu 15 vjet në Kosovë

Presidentja Osmani në SHBA, merr “mësimin e parë” në pilotimin e helikopterit nga piloti që shërbeu 15 vjet në Kosovë

Lajme
Edhe 7 ditë për regjistrimin e popullsisë, ASK: Është obligim ligjor, nëse nuk jeni kontaktuar nga regjistruesit thirrni në këta numra

Edhe 7 ditë për regjistrimin e popullsisë, ASK: Është obligim ligjor, nëse nuk jeni kontaktuar nga regjistruesit thirrni në këta numra

Lajme
Historia e duhur e javës së ardhshme për Kosovën në KiE, Murtezaj thirrje Macronit, Scholzit dhe Melonit: Bëjeni realitet fitoren evropiane

Historia e duhur e javës së ardhshme për Kosovën në KiE, Murtezaj thirrje Macronit, Scholzit dhe Melonit: Bëjeni realitet fitoren evropiane

Lajme
E godasin me veturë e më pas e rrahin, dy të dyshuarit arratisen në Prishtinë

E godasin me veturë e më pas e rrahin, dy të dyshuarit arratisen në Prishtinë

Kronika e Zezë
Nga sot fillon konvertimi i patentë-shoferëve ilegalë në RKS

Nga sot fillon konvertimi i patentë-shoferëve ilegalë në RKS

Lajme
Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit

Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit

Lajme
Kalo në kategori