LAJMI I FUNDIT:

Klinë, nikoqiri i teston të gjithë dasmorët për COVID-19

Klinë, nikoqiri i teston të gjithë dasmorët për COVID-19

Një familje nga Klina në ahengun e saj ka vendosur që të gjithë të ftuarit t’i testojë për COVID-19.

E kjo gjë u mirëprit nga të ftuarit teksa e cilësuan si një formë të mirë të organizimit e se do ta shijojnë edhe më shumë ahengun.


Organizatori i dasmës, Agim Shpati, tha se të gjithë ata që do të rezultojnë pozitivë nuk do të mund të marrin pjesë në dasmë.

Ndryshe, rastet pozitive me COVID-19 janë rritur në Kosovë.