Klinë – Homazhe dhe mbledhje komemorative për infermierin Gjon Jaku

Në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare “Nënë Tereza” në Klinë u mbajt një mbledhje komemorative për të nderuar jetën dhe kontributin e infermierit Gjon Jaku, i cili ndërroi jetë një ditë më parë.
Kryetari i Komunës së Klinës, Zenun Elezaj, vlerësoi figurën e tij si një profesionist të përkushtuar dhe njeri fisnik, i cili shërbeu me përkushtim dhe profesionalizëm gjatë gjithë jetës së tij.
Ai theksoi se ndarja e Gjonit nga jeta ka lënë një boshllëk të madh jo vetëm te familja dhe kolegët, por edhe te gjithë qytetarët e Klinës.
Në emër të Komunës së Klinës, Elezaj shprehu ngushëllime të sinqerta për familjen Jaku, kolegët dhe miqtë e tij, duke e përkujtuar me mirënjohje për kontributin e tij të madh në fushën e shëndetësisë./Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals



















































