LAJMI I FUNDIT:

Klinaku: Sapo u informova se Specialja ka bastisur shtëpinë e bashkëluftëtarit të Calit, Behar Berisha

Klinaku: Sapo u informova se Specialja ka bastisur shtëpinë e bashkëluftëtarit të Calit, Behar Berisha

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Faton Klinaku, ka njoftuar të enjten se Gjykata Speciale e Hagës ka filluar të bastisë shtëpinë e ish-luftëtarit të UÇK-së, Behar Berisha.

Ai këtë njoftim e ka bërë përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, duke mos dhënë detaje të tjera.


Bastisjet nga Specialja, Klinaku: Kush është cak i bastisjeve duhet të jetë prezent, ata janë në gjendje të montojnë prova
Lexo po ashtu Bastisjet nga Specialja, Klinaku: Kush është cak i bastisjeve duhet të jetë prezent, ata janë në gjendje të montojnë prova

“Sapo u informova se specialja ka filluar sërish bastisje në shtëpinë e bashkëluftëtarit të Calit, Behar Berisha”, ka shkruar Klinaku, transmeton Telegrafi.

Më 16 dhjetor 2022, Salih Mustafa ishte shpallur fajtor për krime lufte, duke u dënuar me 26 vite burgim derisa lënda ka shkuar në Apel, ku pritet të shpallet aktgjykimi më 14 dhjetor të këtij viti.

Ende nuk ka asnjë njoftim lidhur me këtë aksion as nga Dhomat e Specializuara dhe as nga Zyra e Prokurorit të Specializuar me seli në Hagë

Ndryshe, Gjykata Speciale së fundmi ka kryer disa bastisje që ndërlidhen me proceset gjyqësore që po kryhen në Hagë.

Në lidhje me këto bastisje, Klinaku ditë më parë ka thënë se secili që është cak i këtyre bastisjeve nuk duhet të lejojë të iu preket diçka pa prezencën e tyre, pasi “ata janë në gjendje edhe të ju montojnë prova duke i quajtur gjoja konfidenciale”.

Kjo siç ka theksuar ai ,duke u bazuar në përvojat e tij të mëparshme nga ZPS-ja kur kanë bastisur zyrat e OVL UÇK-së më 25 shtator të vitit 2020. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Lajme
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
'Çmontohet' rrjeti i drogës në Spanjë, 14 të arrestuar përfshirë edhe shqiptarë që transportonin tonelata me kanabis në Evropë

'Çmontohet' rrjeti i drogës në Spanjë, 14 të arrestuar përfshirë edhe shqiptarë që transportonin tonelata me kanabis në Evropë

Lajme
Hoxha: Peter Stano po e luan rolin e “kaubojit”

Hoxha: Peter Stano po e luan rolin e “kaubojit”

Lajme
28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

Drejtësi
Kalo në kategori