LAJMI I FUNDIT:

Klientët e restorantit shikonin të habitur, kur një grua ra papritmas prej tavanit (Video)

Klientët e restorantit shikonin të habitur, kur një grua ra papritmas prej tavanit (Video)

Gruaja e paemëruar që besohet të ketë qenë nën efektin e drogës, ka hyrë ndërmjet paneleve të tavanit në një restorant në Kaliforni të Shteteve të Bashkuara.

Me të qëndruar për një kohë në atë hapësira, platforma është shembur dhe ajo ka rënë papritmas, duke i hutuar të pranishmit, transmeton Telegrafi.


“Dëgjoheshin zhurma në tavan dhe kishte plasaritje të ndryshme, derisa ra një grua prej aty”, ka thënë një klient.

Nuk dihet nëse ka pësuar ndonjë lëndim, në momentin që ra në dysheme dhe mundohej të shmangte njerëzit që e ndihmonin.

Stafi i lokalit, kanë thënë se ajo qëndroi gjatë në tualet, sa që përjashta u krijua një radhë e njerëzve që prisnin. Por, nuk e kishin parë kur doli dhe përfundoi në atë skutë ku ka gypa ventilimi dhe kabllo elektrik. /Telegrafi/