Largimi i Neymarit drejt Paris Saint-Germain, pas pagimit të një klauzole prej 222 milionë eurove, ishte një indikacion për Barcelonën.

Shpenzimet e mëdha të klubit francez, i kontrolluar nga emiri i Katarit dhe me burime ekonomike jashtë mase, ngritën çmimin e lojtarëve të mëdhenj.


Një nga viktimat e para të kësaj pasoja ishte skuadra spanjolle, e cila u detyrua të ngrit klauzolat e lojtarëve sa i përket transferimeve.

kaluzolat

Lojtari më i shtrenjtë konsiderohet argjentinasi Lionel Messi, ku klubet do të duhet të ndajnë 700 milionë euro për shërbimet e sulmuesit.

Gerard Pique, Sergi Roberto, Samuel Umtiti kanë klauzolën e largimit prej 500 milionë eurove.

Gerard Deulofeu është futbollisti më i lirë, i cili e ka klauzolën e largimit prej njëzet milionë eurove.

Theksojmë se formacioni startues i katalunasve kap shifrat prej 3.8 miliardë eurove.

Lista lojtarëve:

- Leo Messi: 700 milionë (deri më 2021)
- Gerard Pique: 500 milionë (deri më 2022)
- Sergi Roberto: 500 milionë (deri më 2022)
- Samuel Umtiti: 500 milionë (deri më 2023)
- Philippe Coutinho: 400 milionë (deri më 2023)
- Ousmane Dembele: 400 milionë (deri më 2022)
- Luis Suarez: 200 milionë (deri më 2021)
- Sergio Busquets: 200 milionë (deri më 2021)
- Marc Andre Ter Stegen: 180 milionë (deri më 2022)
- Jordi Alba: 150 milionë (deri më 2020)
- Ivan Rakitic: 125 milionë (deri më 2021)
- Arda Turan: 125 milionë (deri më 2020)
- Paulinho: 120 milionë (deri më 2021)
- Yerry Mina: 100 milionë (deri më 2023)
- Nelson Semedo: 100 milionë (deri më 2022)
- Andre Gomes: 100 milionë (deri më 2021)
- Paco Alcácer: 100 milionë (deri më 2021)
- Thomas Vermaelen: 80 milionë (deri më 2019)
- Rafinha Alcantara: 75 milionë (deri më 2020)
- Carles Alena: 75 milionë (deri më 2022)
- Jasper Cillessen: 60 milionë (deri më 2021)
- Lucas Digne: 60 milionë (deri më 2021)
- Aleix Vidal: 60 milionë (deri më 2020)
- Munir El Haddadi: 60 milionë (deri më 2019)
- Denis Suarez: 50 milionë (deri më 2020)
- Sergi Samper: 50 milionë (deri më 2019)
- Marlon Santos: 30 milionë (deri më 2020)
- Douglas Pereira: 30 milionë (deri më 2019)
- Gerard Deulofeu: 20 milionë (deri më 2019). /Telegrafi/

telegrafi sport app