LAJMI I FUNDIT:

Klasiket shkojnë me të gjitha: Katër ngjyra në të cilat do të dukeni elegante! (Foto)

Klasiket shkojnë me të gjitha: Katër ngjyra në të cilat do të dukeni elegante! (Foto)

Blini çdo dimër nuanca të caktuara të rrobave? Ndoshta tashmë instinktivisht bartni ngjyra jo të kohës së dimrit, nëse jo, nuk është vonë ta plotësoni dollapin tuaj me disa copë rrobash

Dimrin nuk e kuptojmë vetëm nga tonet e ftohta. Ka edhe tone të ngrohta – këtë e tregojnë katër ngjyra të cilat çdo vit janë shumë elegante, transmeton Telegrafi.


Ngjyra bordo

Kjo është ngjyrë e cila njëkohësisht është e ngrohtë dhe dramatike, por edhe elegante dhe joshëse.

Është e thjeshtë të kombinohet, sepse shkon me shumicën e ngjyrave të tjera, prandaj do të keni shumë mundësi për kreativitet.

Ngjyra e hirtë

Është neutrale dhe klasike, ndërkaq nuancat e shndritshme do të na “ndriçojnë”.

Ngjyra e hirtë lehtë do të shkojë me çdo pjesë të rrobave për sezonin e ftohtë dhe do të plotësojë perfekt paletën e ngjyrave dimërore dhe të modeleve.

Ngjyra çokollate e errët

Te rrobat me këtë ngjyrë është me rëndësi të gjeni nuancën sa më të errët, ndërkaq nëse edhe pjesa tjetër e kombinimit ju është në tone të ngjashme, do të keni dukje plotësisht të balancuar dimërore.

Kjo ngjyrë duket e bukur dhe e ngrohtë, nëse e kombinoni edhe me nuancat e shndritshme siç janë ngjyrë karameleje dhe ngjyrë kikiriku.

Ngjyrë mustarde

Është e shkëlqyeshme për freskim të ngjyrave të hirta të cilat sundojnë jashtë, por edhe për veshjen tonë në muajt e dimrit.

Edhe pse duket si zgjedhje e pazakonshme, kjo ngjyrë do ta transformojë çdo kombinim veshjesh.

/Telegrafi/