Klaksvik nga Ishujt Faroe do të jetë kundërshtari i radhës për Ballkanin, ndeshja e parë në “Fadil Vokrri”

Ballkani ka mësuar kundërshtarin për raundin e tretë të kualifikimeve të Ligës së Konferencës, ku do të takohen me klubin nga Ishujt Faroe, Klaksvik.
Klaksvik ka mposhtur sot klubin nga Mali i Zi, Sutjeska me rezultatin minimal 1-0, për të kaluar tutje.
Për Klaksvik golin e fitores e shënoi Pall Klettskard në minutën e 66-të.
Ndeshja e parë mes Sutjeska dhe Klaksvik u mbyll me rezultat 0-0.
Në anën tjetër Ballkani avancoi në raundin e tretë pas fitores ndaj La Fioritas me rezultatin e përgjithshëm 10-0.
Ndeshja e parë zhvillohet të enjten në “Fadil Vokrri”. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
27/07/2022
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals





















































