KK Prishtina me suksese të mëdha në turneun e 13 ndërkombëtar të karatesë "Katana Open 2018 "

Në Palestrën Sportive ‘Bashkim Selishta’ në Gjilan u mbajt turneu i 13 ndërkombëtar " Katana Open 2018 ".
Nikoqiri kishte bërë përgatitje si asnjëherë më parë për të krijuar një ambient të këndshëm sportiv me pjesëmarrjen e 47 klubeve nga Kosova, Mali i Zi dhe Maqedonia.
Në një konkurrencë të fortë ku morën pjesë 406 garues me 483 paraqitje garuesit e KK Prishtina shënoi këto rezultate:
Argjend Berjani 1 kata senior Antoneta Budakova 1 kumite juniore -53 kg Antoneta Budakova 2 kata juniore Antoneta Budakova 3 kata seniore Riga Dresha 1 kata gm. 8 vjeç Jon Meholli 2 kata gr 10 vjeç Endrit Shashivari 2 kumite senior -84 kg Anduen Kryeziu 3 kata senior Anduen Kryeziu 3 kata junior Enkela Arifi 3 kumite kadete +54 kg Elsa Mehnja 3 kadete Ammar Arifi 3 kumite gr 11 -45 kg



















































