LAJMI I FUNDIT:

Kjo sëmundje e kohës moderne rrezikon jetët e bebeve, por edhe të nënave të ardhshme

Kjo sëmundje e kohës moderne rrezikon jetët e bebeve, por edhe të nënave të ardhshme

Çdo e dhjeta shtatzënë ka probleme me tensionin e lartë të gjakut

Situata e këtillë mund të jetë shumë e rrezikshme, sepse hipertensioni rrezikon edhe shëndetin e nënës, por edhe shëndetin e bebes, transmeton Telegrafi.


Mënyra moderne e jetës po merr haraç. Hipertensioni është sëmundje e kohës moderne.

Shtatzënat janë posaçërisht të ndjeshme, por ka edhe të tilla të cilat kanë pasur probleme me hipertensionin edhe para shtatzënisë.

Hipertensioni te femrat dëmton organet, zemrën, mëlçinë, trurin dhe enët e gjakut, ndërkaq zvogëlon ushqimin e frytit dhe çon deri në abort apo në lindje të parakohshme.

Si ta identifikoni që keni problem, cila është terapia dhe si ta kontrolloni gjendjen dhe t’i pengoni disa pasoja negative, shikoni në videon në vazhdim. /Telegrafi/