Kjo perime e shijshme ul kolesterolin, përmirëson tretjen dhe lufton mëlçinë e yndyrshme

Të gjithë e dimë se ngrënia e perimeve është e rëndësishme. Por a e dini se disa ofrojnë një sërë përfitimesh shëndetësore që mund të ndihmojnë në parandalimin e kushteve serioze shëndetësore?
Ju ndoshta jeni njohur me artichoken (angjinaret) kur porosisni diçka në një restorant, por këtë perime ia vlen ta shtoni në pjatën tuaj për më shumë se një arsye.
Hulumtimet sugjerojnë se mbajtja e angjinareve në dietën tuaj mund të ndihmojë në uljen e kolesterolit, përmirësimin e niveleve të sheqerit në gjak dhe madje edhe largimin e mëlçisë së dhjamosur dhe gjendjeve që mund të lindin prej saj.
Pse angjinarja mund të ulë kolesterolin?
Në një përmbledhje shkencore, studiuesit analizuan efektin që kishte ekstrakti i artichokes në kolesterol. Rezultatet treguan se plotësimi me ekstrakt të angjinares për pesë deri në 13 javë rezultoi në kolesterol më të ulët të përgjithshëm dhe kolesterol të keq “LDL”.
Një studim tjetër tregoi se ekstrakti i gjetheve të angjinares uli kolesterolin e përgjithshëm deri në 18 përqind dhe kolesterolin LDL deri në 22 përqind. Dhe rezultatet nga një studim i kafshëve sugjerojnë se angjinarja mund të ndihmojë gjithashtu në uljen e triglicerideve! Ekspertët thonë se kjo është për dy arsye.
Njëra është se ato përmbajnë një antioksidant të quajtur luteolin, i cili parandalon formimin e kolesterolit. Së dyti, angjinaret dihet se ndihmojnë trupin tuaj të përpunojë me efikasitet kolesterolin , duke çuar në nivele më të ulëta në gjakun tuaj.
Angjinarja mund të përmirësojë shëndetin e tretjes
Një përfitim tjetër mbresëlënës i angjinares është se ato mund të ndihmojnë ata që kanë probleme me tretjen. Angjinaret nxisin rritjen e baktereve të shëndetshme në zorrë sepse përmbajnë inulin, një lloj fibre prebiotike. Ato përmbajnë gjithashtu cinarinë, një përbërës që stimulon prodhimin e biliare dhe përmirëson tretjen e yndyrave.
Një studim zbuloi se konsumimi i ekstraktit të artichokes për tre javë rezultoi në përmirësimin e baktereve të zorrëve te subjektet. Studime të tjera treguan se marrja e ekstraktit të angjinares përmirësoi në mënyrë drastike simptomat e dispepsisë si gazrat dhe fryrjen e barkut në krahasim me një placebo.
Angjinarja mund të përmirësojë shëndetin e mëlçisë
Dhe kur bëhet fjalë për mëlçinë, angjinaret mund t’ju ndihmojnë ta mbani nën kontroll tuajin. Mëlçia është një nga organet më të rëndësishme të detoksifikimit të trupit dhe kur mbingarkohet, mund të shfaqen kushte shëndetësore si obeziteti, diabeti dhe sindroma metabolike.
Studimet tregojnë se përbërësit në angjinarin mund të mbrojnë mëlçinë nga mbingarkesa toksike dhe të inkurajojnë rritjen e indeve të reja dhe të shëndetshme. Në një studim mbi subjektet me sëmundje të mëlçisë yndyrore jo-alkoolike, marrja e ekstraktit të angjinarjes çdo ditë për dy muaj rezultoi në përmirësimin e funksionit të mëlçisë.
Hulumtimet shtesë të kryera te të rriturit obezë me sëmundje të mëlçisë yndyrore jo-alkoolike treguan se marrja e ekstraktit të angjinares çdo ditë për dy muaj reduktoi inflamacionin e mëlçisë dhe uli depozitimin e yndyrës. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Kur truri fillon të dobësohet, kjo shenjë shfaqet menjëherë: Është e lehtë për t’u dalluar, vetëm kushtojini vëmendje një gjëje

“Pajisjet në emergjenca mjekësore paraspitalore”, manual praktik për trajtim të shpejtë dhe efektiv

Sa hapa duhet të bëjmë në ditë për të humbur peshë?

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Egli-Gjestit: Nuk e ke idenë se sa njerëz jashtë, nga kjo marrëdhënie kanë interpretuar që ne do të martohemi

Raportet e Inteligjencës Britanike: Gati një milion viktima ruse në Ukrainë

Putin i premtoi Trumpit armëpushim në Ukrainë, por Rusia sulmon ashpër Odesën

Gola, emocione dhe spektakël: Kosova fiton duelin e parë ndaj Islandës në play-off të Ligës së Kombeve

Kajtazi: Janë 720 spiunë në Kosovë, Shabani e Qerimi nuk janë kryesorët

UEFA ka ndaluar organizimin e shtatë ndeshjeve mes kombëtarëve evropiane, përmenden Kosova dhe Shqipëria