LAJMI I FUNDIT:

Kjo ngjyrë e flokëve do të jetë e adhuruar për stinën e cila shpejt po na vjen

Kjo ngjyrë e flokëve do të jetë e adhuruar për stinën e cila shpejt po na vjen

Në vjeshtë duhet t’i bëjmë gati palltot, çizmet dhe trikot, duhet përshtatur edhe ngjyrën e flokëve.

Siç raportojnë mediat botërore, ndërsa edhe floktarët kanë dhënë bekimin e tyre, ngjyra e pasur e bakërt do të jetë nuancë hit për sezonin e vjeshtës, transmeton Telegrafi.


Dhe, vërtet, duhet patjetër të pajtohemi që vjeshtën e imagjinojmë në këtë ngjyrë të ngrohtë e cila paraqet përzierjen ideale të toneve të bakërta dhe të arta.

Shkëlqyeshëm do t’u rrinë vajzave me flokë dhe ten të shndritshëm, të cilat dëshirojnë ndonjë ndryshim në dukjen e tyre, mirëpo aspak keq nuk do t’u rrinte edhe zeshkaneve.

Në vazhdim shikoni dhe gjeni inspirimin dhe pas verës shkoni te floktari dhe kërkoni t’ju bëjë flokët me ngjyrën më të mirë për këtë vjeshtë.

/Telegrafi/