Stabilizohet tregu i peletave. Këtë vit ka balancë mes ofertës dhe kërkesës dhe çmimi i peletave është ulur për rreth 50 për qind, krahasuar me vitin paraprak, shkruan Alsat.
Kështu thotë kryetari i Shoqatës së importuesve të peletave, Vlladimir Stojanovski i cili nënvizon se çmimi i një qese me peleta këtë vit mund të blihet madje edhe për 260 denarë.
“Këtë vit për dallim prej vitit të kaluar ka stabilizim të tregut të peletave. Vitin e kaluar kishte disbalanc të madh mes ofertës dhe kërkesës dhe si rezultat i kësaj çmimet shkuan shumë lart, jo vetëm në Maqedoni, flas në aspekt rajonal dhe në të gjithë kontinentin e Evropës. Çmimet janë ulur në mënyrë drastike për dallim prej vitit të kaluar dhe sillen dikund rreth 260, 270, 280 denarë për qese prej 15 kilogramësh. Çmimet e vitit të kaluar arritën edhe 450 denarë e më lart për një qese prej 15 kilogramësh”, u shpreh Vladimir Stojanovski, Shoqata e importuesve të peletit.
Disbalanci mes ofertës dhe kërkesës shtoi ai, çoi edhe në krijimin e tregut gri, ku individë të caktuar kanë mashtruar qytetarët duke ofruar çmime joreale për tregun e peletave, duke marrë të holla prej qytetarëve dhe duke mos dërguar sasinë për të cilën qytetarët kishin paguar.
“Vitin e kaluar kishte shumë zonë gri në pjesën e shitjes, pasi kishte kërkesë të lartë dhe ofertë të ulët, dhe për fat të keq, edhe policia e din këtë, kjo është e denoncuar domethënë, për fat të keq u paraqitën tregtarë individë që arritën të mashtrojnë njerëz, të paguajnë sasi për çmime shumë të ulëta, joreale për tregun dhe normalisht ato sasi asnjëherë nuk i morën. Kjo është punë e policisë. Porosia këtu është të blihet nga prodhues dhe tregtarë që janë me renome dhe që janë më gjatë në treg, të jenë më të sigurt për atë që e blejnë edhe si garanci e kualitetit edhe garanci të mjeteve të tyre”, tha Vladimir Stojanovski, Shoqata e importuesve të peletit.
I pyetur nëse kanë informacione që prodhues të caktuar që prodhojnë peleta në të zezë, nuk selektojnë se çfarë fusin në makinën prodhuese, respektivisht nuk respektojnë standardet e prodhimit, gjë që rrezikon shëndetin e qytetarëve pasi ndot ajrin, Stojanovski tha se tek shoqata nuk kanë arritur informacione të tilla, por edhe nëse ka ata do të ishin raste të izoluara./ Alsat.mk
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Kurti merr kundërpërgjigje për kritikat ndaj Prokurorisë Speciale
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, cilat janë vendet skeptike që duan fillimisht asociacionin?
Dënohet me 24 vjet burgim prizrenasi, kishte dhunuar seksualisht dy vajza nën moshën 14-vjeçare
Konkursi i dyshimtë i Policisë, IPK: Do t’i verifikojmë informatat
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City