LAJMI I FUNDIT:

Kjo është moda më e çmendur që keni parë ndonjëherë: A do të vishnit diçka të tillë?

Kjo është moda më e çmendur që keni parë ndonjëherë: A do të vishnit diçka të tillë?

Vivienne Westwood konsiderohet si stilistja më inovative e modës

Ajo që bëri për modën – askush s’e ka bërë para ose pas saj. Ajo e ngriti në një nivel më të lartë veshjen e grave, por edhe të burrave, i dha lirinë dhe mundësinë për t’u bërë art, transmeton Telegrafi.


A mund ta imagjinoni Vivienne Westwood të jetë mësuese?! Kjo stiliste tepër e talentuar fillimisht studioi artin dhe përpunimin e argjendit, por vetëm një vit, për t’u diplomuar më vonë në Fakultetin e Edukimit, pastaj, ajo u martua dhe lindi një fëmijë.

Për fatin tonë, një jetë e tillë ishte e mërzitshme për të, ndaj vendosi t’i përkushtohej modës.

Vivienne e filloi revolucionin me veshjen e saj të parë. Ajo është një nga themelueset e lëvizjes punk dhe sigurisht është përgjegjëse për mënyrën se si bota e përjeton skenën e modës në Londër, transmeton Telegrafi.

E privuar nga trivialiteti, uniformiteti dhe ndërgjegjja mikroborgjeze, ajo arriti të ndalonte së qeni një tabu.

Ajo tregoi se një bluzë e vjetër, e lirë dhe e grisur mund të jetë magjepsëse dhe se si mund të vishet si një pjesë shik që ka dikush ne dollap.

Shikoni pjesët më të çmendura të modës të Vivienne Westwood!

/Telegrafi/